Koalicionet paszgjedhore nuk
ndikojnë në përforcimin e partive

Koalicionet paszgjedhore nuk<br />ndikojnë në përforcimin e partive
PRISHTINE - Partitë Politike kanë filluar një betejë më serioze, megjithatë koalicionet paszgjedhore nuk ndikojnë në rritjen e numrit të votave.Kështu i vlerësojnë analistët politik, lëvizjet e fundit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re,të cilat janë pajtuar të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
 
Behlul Beqaj ka thënë për KosovaPress se nëse njëra parti nuk depërton deri në parlament, atëherë çështja e marrëveshjes mbetet vetëm çështje e dëshirave të mira, dhe një zgjedhje e cila nuk mund të jetë e qëndrueshme.
 
“Deklarimet që kanë të bëjnë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje pas zgjedhore mendoj se janë çështje të vlerësimeve brenda partiake dhe në këtë kuptim mendoj se nuk e ka dëmtuar askënd, por nuk e kanë përforcuar potencialisht askënd, domethënë, nëse eventualisht për shembull njëra parti nuk depërton deri në parlament, atëherë çështja e marrëveshjes mbetet vetëm çështje e dëshirave të mira, dhe një zgjedhje e cila si duket nuk mund të jetë e qëndrueshme”, -thotë Beqaj.
 
Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, thotë për KosovaPress se ka pas një tendencë edhe të mëhershme për afrim qëndrimesh në mes të LDK-së dhe AKR, dhe beson se të gjitha opsionet mbesin të hapura deri pas zgjedhjeve.
 
“Nuk e besoj që në zgjedhje, proklamimi i koalicioneve pas zgjedhore do të ketë ndikim në votë në fakt, i vetmi ndikim që mund të arrihet është përmes koalicioneve parazgjedhore, për të cilën asnjë parti nuk janë të gatshme të hyjnë, siç duket edhe pse është herët, sepse kemi deri me datën 16, të shohim, por ajo që është e sigurt, është që ka një betejë më serioze të lëvizjeve politike, të partive politike se sa në zgjedhjet e mëhershme”, shprehet Rashiti.
 
LDK-ja dhe AKR-ja kanë ranë dakord se nëse në zgjedhjet e 8 qershorit do të jenë fituese, pas zgjedhjeve do të bashkëqeverisin, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve është paralajmëruar se do të konkretizojnë në ditët në vijim.
 
Ndryshe, disa sondazhe të bëra kohëve të fundit, thonë se AKR nuk do të arrijë të kalojë pragun prej 5%./Kosovapress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike