Koalicionet, Rama: Mendjen te 
drejtoritë,e luftojmë këtë kance

Koalicionet, Rama: Mendjen te <br />drejtoritë,e luftojmë këtë kance
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur qëndrimet e tij kundër partive të vogla edhe nga Konispoli ku zhvilloi një takim me votuesit socialistë. 

Kreu i qeverisë u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të europës ku koalicionit përcaktohen në bazë të programit, në Shqipëri prej 27-vitesh, tha ai, marrëveshjet bëhen sipas drejtorive dhe zyrave që iu kalojnë një pjese të partive kryesisht atyre të vogla. 

Rama tha se ky është një kancer për shtetin i cili do të luftohet. 

"Çdo përzierje në këtë histori është shumë, shumë e rëndësishme të kuptohet se është pengesë. Koalicionet në gjithë planetin bëhen në bazë të programit. Ulen partitë, diskutojnë programin, vendosin pikat e përbashkëta dhe vazhdojnë punën për vendin.

Në Shqipëri prej 27 vitesh vendosin në bazë të drejtorive, nuk e ka mendjen njeri te programi, por sa drejtori e agjenci marr unë, sa zyra e inspektorë marr unë apo dhe sa gjoba do vendos unë e sa ti.

Kjo nuk shkon dhe është skandaloze. Ky është kancer dhe këtë ne do të fillojmë ta luftojmë fort"
, u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë