Koalicioni i BDI-së me Gruevskin  
Sinani: Nxjerr në pension Ali Ahmetin

Koalicioni i BDI-së me Gruevskin  <br />Sinani: Nxjerr në pension Ali Ahmetin
"Koalicioni i Ali Ahmetit me VMRO-DPMNE do sjellë fundin politik të BDI-së".
 
Kështu shprehet analisti Arsim Sinani gjatë një lidhje me Skype për Report Tv nga Maqedonia, i cili pozicionet kundër marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit.
 
Sipas tij, nëse Ali Ahmeti bëhet pjesë e qeverisë, BDI do pësojë disfatë në zgjedhjet vendore të majit të këtij viti.
 
"Fundi politik i Nikolla Gruevskit ka ardhur. Të shohim nëse edhe Ali Ahmeti do të shkojë në këtë drejtim. Nëse ai futet në koalicion me Nikolla Gruevskin, në zgjedhjet e majit, BDI e Ali Ahmetit do humbë thellë përballë Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH. Nuk ka dyshime. Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski do bashkë qeverisin. Nuk ka asnjë ndryshim nga vitet e kaluara edhe sonte do të shihni që këta do të bëjnë koalicion", u shpreh Sinani.
 
Sipas tij, Ali Ahmeti po keqpërdor edhe platformën e Tiranës mes partive shqiptare, duke negociuar i vetëm me Gruevskin, megjithëse nuk është partia fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit.  
 
"Ali Ahmeti nuk është partia fituese. Ai po keqpërdor platformën e Tiranës, pasi ndryshe nga sa u tha në fillim, për marrëveshjen e përbashkët të partive shqiptare, sot po shohim që Ali Ahmeti po negocion i vetëm me VMRO-në. Z.Edi Rama u tregua shumë i sinqertë, por këta nuk kanë komunikuar njëri me tjetrin. Ahmeti i përdori liderët shqiptarë për të dalë në televizion, ndërsa sonte aktron në Reçiçë.
 
Opozita është shumë e fortë tani në Maqedoni, sheshet mund të mbushen me një vërshëllimë dhe ata të pushtetit s'do jenë në gjendje të bëjnë asgjë
", tha analisti Sinani.
 
Sa i takon zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, një kërkesë kjo e partive shqiptare, Arsim Sinani thotë se kjo nuk është një gjë e re, por një e drejtë e rifituar.
 
"Gjuha Shqipe në ish-Jugosllavi ka qenë gjuha zyrtare në Kushtetutën e vitit 1974. Në vitin 1991 shqiptarët e humbën. Ne nuk fitojmë ndonjë gjë të re, rimarrim atë që humbëm. Nikolla Gruevski ka filluar të mësojë shqip, këndon këngën e Shotës dhe bën si shqiptar i madh për interesat e veta. Ato që shkruajnë portalet janë informacione të filtruara nga selitë e VMRO-së dhe BDI-së. Si mundet të ndryshojë çështje Gruevski, kur gjithë këto vite nuk pranoi të trajtojnë çështjen shqiptare, ndërsa sot që s'i ka numrat, po e pranon...", tha analisti Arsim Sinani. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje