Koalicioni, Idrizi: Nuk ka pasur
'krisma', komod me shumicën

Koalicioni, Idrizi: Nuk ka pasur<br />'krisma', komod me shumicën
Ndonëse nuk është zbatuar marrëveshja politike me PDIU kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi thotë gjatë intervistës në Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo” thotë se është komod si pjesë e kësaj maxhorance, por mohon kategorikisht faktin se PDIU të jetë shtojcë e asnjë aleance.

Për koalicionin e ardhshëm për zgjedhjet parlamentare idrizi thotë se po shihen të gjitha variantet.

Ndërkaq duke iu rerefuar çështjes çame dhe ngritjes së zërit nga pala shqiptare në këtë drejtim, Idrizi thotë se Athina zyrtrare nuk mund të bllokojë çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin e Europian. Sipas tij, një veprim i tillë nga Greqia, do të rezultonte një autogol i madh për vetë ata. 

Intervista:

Do doja ta nisim bisedën nga deklarata e ministrisë së Jashtme greke e cila protestonte për disa ndërhyrje urbanistike që po bëhen në qytetin e Himarës, dhe paralajmëronte se Shqipëria mund të rrezikojë marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Për përveç këtij rasti perfiferik, do doja t’ju pyesja tonet e ngritura mes dy vendeve, a i druheni asaj që ka bërë Athina në 20 vite me Shkupin duke penguar procesin e integrimit?
Sigurisht që marrëdhëniet me grekët janë marrëdhënie komplekse dhe pa dyshim që gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pas deklarëtës së komisionerit Hahn, një verb totalisht agresiv nga Athina zyrtare karshi Shqipërisë. Nëse do përgjigjegja drejpërdrejtë për deklaratën e ministrisë së jashtme greke për problemet pronësore, ajo që më bën përshtypje që prej kohës së Mbretit Zog janë përcaktuar zonat minoritare në Shqipëri. Nuk është Himara zonë e njohur e minoritetit grek. Pa dyshim që në Himarë mund të jetojnë të ardhur, minoritarë. Spostimi gjithmonë i Athinës në vendet ku nuk ka minoritet grek të njohur nga historia, bëhet për përdorim politik.

A mendoni se mund të krijohet një psikozë e tillë që rritja e toneve nga qeveria shqiptare në raport me Çështjen Çame, mund të ndikojë që Athina të vendosë embargon për hapjen e negociatave?
Nuk e mendoj kështu sepse në radhë të parë do ishte një autogol i Athinës zyrtare, por ne besojmë plotësisht tek projekti i Bashkimit Europian, pjesë e së cilës është edhe Greqia. Kjo bashkësi është krijuar në bazë të vlerave, barazia dhe besoj që BE në radhë të parë është një koncept civilizimi. Ky nuk është rasti kur të kërkosh kthimin e të drejtave të mohuara që bazohen mbi kartën e të drejtave të njeriut, të bëhet shkas për bllokimin raporteve mes Shqipërisë dhe Bashkimin Europian sepse ky do të ishte një autogol i madh për Greqinë e cila nuk do bazohej mbi parimet që sapo thashë po do vendoste edhe veton, gjë të cilën në fakt e ka bërë. Ky nuk është rasti që Greqia nuk është të kërcënojë Shqipërinë, në fund të fundit për çështje të drejtë. Ne duam t’i zgjidhim këto mosmarrëveshje në një tryezë, më mirëkuptim. Greqia nuk e ka më forcën që ka pasur.

Meta është shprehur se qeveria Cipras është më e mira e mundshme, në raport me Tiranën, për të dialoguar për Çështjen Çame?
Pritshmëritë tona për qeverinë Cipras ishin më të mëdha, për faktin se është edhe qeveri e majtë. Por praktikisht pa dashur ta gjykoj më thellë qeverinë e Ciptras, mos të harrojmë faktin se qeveria e Cipras është një kombinim i çuditshëm. Kemi brenda parti të ekstremit të majtë, port ë mos harrojmë që kemi edhe parti nacionaliste dhe ultra nacionaliste. Vetë kriza që ndodhet Greqia, e bën të pamundur që edhe këtë pritshmëri positive të realizohet. Pra parimisht pritshmëritë për Cipras, ishin të mëdha, por fatkeqësisht në gjithë këto kohë nuk kam parë ndonjë zhvillim pozitiv seps enuk mund të kemi vetëm një axhendë të njënshme. Çështja Çame nuk është ngritur sot, është njohur edhe nga pala greke.

Athina pretendon se Çëshja Çame është mbyllur dhe shumë diplomat grekë thonë se çamët janë si gjermanët e sudeteve që ishin bashkëpunues me nazizmin, dhe çështja e tyre është zgjidhur me Konferencën e Posdamit, në ’45-ën?
Jo vetëm që nuk është kështu, unë mund të jap argument edhe historike por edhe të tanishmit që nuk është kështu.
E para kjo është tezë e e Nikolla Gejxhit për ta barazuar çështjen e amërisë me atë të gjermanëve të sudenëve që nuk kanë asgjë të përbashkët. E para ne e dimë që gjermënët e sudeteve u përdorën nga Gjermania fashiste si avanguardë dhe ishin të parën që krijuan tensionet e brendshme, . Shqiptarët e Çarimërisë nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë me Gjermaninë. Aq e vërtetë është kjo, është sa ne ishim e vetmja popullsi që kishim dy balanione në të dy anët e kufirit. Batalionin Ali Demi në Greqi dhe batalionin Çamëria në Shqipëri që kanë bërë edhe një luftë 45 ditore. Por Lufta Civile e ndryshoi edhe raportin brenda për brenda Greqisë pasi Traktati i Jaltës e la Greqinë nën incluencën britanike.

Në Athinë pretendohet që masakra e Zervës është bërë më një dritë jeshile të britanikëve?
Pa dyshim që ka një kontekst të vërtetë, por kjo nuk e bën që të mos jetë genocide. Në atë kohë Britania kishte interest të kthenin mrapsht fitoren e forcave partizane të Evasit, të cilët deri në atë kohë kishin 70% të territorit. Dhe për këtë arsye stimulonin forcat nacionaliste, siç ishte edhe Napolon Zerva, i cili ishte bashkëpunëtor i komandës gjermane me marrëveshje të shkruar.

Si mendoni ju të zgjidhni Çështjen çame? Cilat janë hapat që do merrni?
E vetmja rrugë për zgjidhjen e Çështjes Çame është dialogu me Greqinë por jo vetëm. Shipëria dhe Greqia nuk janë të izoluara. Ne jetojmë në një botë globale, jemi anëtare të Natos, ne jemi pjesë e një projekti të përbashkët që është Bashkimi Europian ku Shqipëria ka statusin e vendit kandidat. Dialogu mes dy vendevejanë rrugët drejt adresimit të zgjidhjeve për Çështjen Çame.
 

Kthehemi te vizita e kryeministrit Rama në Beograd dhe në Nish...
Mos më thuaj që i ka thënë dhe këtij Erdogani me shku se po më duket shumë rastësi. 

Si e komentoni këtë qëndrim që mbajti, jeni i mendimit që Rama mund të flasi në emër të Kosovës apo nuk e bëri këtë, foli vetëm për Kosovën?
Unë besoj se të gjithë kemi të drejtë si shqiptarë siç e kemi bërë gjatë gjithë kësaj historie të flasim duke qenë në mbështetje të institucioneve të Kosovës edhe të shqiptarëve të Kosovës. Ok Rama mund të kishte momente që mund të ishte më i kujdesshëm por unë nuk jam këtu për të gjykuar zotin Rama. Ajo që më ka bërë përshtypje është debati. Padyshim që ne të gjithë duhet të punojmë që institucionet e Kosovës të jenë funksionale dhe shteti i Kosovës të mbushet me lëndë dhe të bëhet një demokraci funksionale dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse të gjithë do ndihemi mirë. Ne jemi një kombi detyruar nga padrejtësitë historike të ndahemi në 5 shtete. Dikush edhe nga politikanët e Kosovës do e kishin të vështirë ta kuptonin që nuk jemi të ndarë në 4 po në 5 shtete pra harronte në zonën e Çamërisë. Në fakt e gjithë ky debat pa vend për çështjen e kombit na nxjerr në një problem shumë të madh të cilat ne si PDIU ja kemi adresuar. Meqë gjej rastin ta përsëris. Ne njohim shumë pak njëri – tjetrin. Pra vitet e ndarjes së madhe por edhe stimulimi që ne kemi për të krijuar dy identitete. Ne duhet të jemi shumë më afër duhet që të shkojmë dhe të kemi projekte të qarta midis dy vendeve për afrimin e Shqipërisë me Kosovën. Kjo jo vetëm që do bëjë që ta njohim shumë më mirë njëri – tjetrin po e vetmja rrugë për zhvillimin sipas meje sipas PDIU-së është pikërisht hapja e Shqipërisë me Kosovën nga pamja ekonomike nga pamja kulturore dhe shkëmbime nga të dyja vendet tona. Dhe unë jam i bindur që elitat politike dhe elitat e bizneseve po punojnë kundra njohjes integrimit të shqiptarëve pas vetes dhe më pas me të tjerët. 

Presidenti ka sjellë një dekret ku e anulon ligjin për mbetjet urbane? Ju votuat kundër mos gabohem si parti? Si do votomi tani?
Sigurisht që është një ligj i cili ka mbajtur një debat të madh publik dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Në radhë të parë duhet të përshëndes Shoqërinë Civile por kam qenë gjithmonë i bindur që demokracia direkte është gjëja që kemi nevojë tani. Ne të gjithë e dimë dhe është e vërtetë që politika shqiptare është shkak për interesat e veta mban një vrer shumë të ashpër dhe zihemi në parlament. Kush është më i keqi ndërmjet nesh. Kjo nuk bëhet vetëm për të mobilizuar militantët por për të kuptuar që që kush janë problemet reale. Ne nuk flasim aty për interesin publik dhe kjo ka sjellë një stimuli tjetër që është më e dëmshme se sa kaq që shqiptarët nuk reagojnë. Pra, Shoqëria Civile nuk reagon gjë që e stimuluar nga politika. Unë i jam shumë mirënjohës edhe shoqërisë civile e cila ngret sensibilizon për çështje të tilla shumë të rëndësishme dhe të marrim rastin në fjalë. PDIU u largua nga séanca për dy arsye. E para nuk kishim asnjë lloj informimi dhe asnjë lloj rakordomi për të njohur arsyet dhe çfarë gjëje pozitive sillte ky ligj për opinionin publik pra për interesin publik. Në radhë të parë nuk duhet të kuptojmë të pastrojmë vetëm shtëpinë tonë por që është edhe oborri edhe rruga dhe tjetra. PDIU ka bërë një takim ditën e shtunë me gjithë aktivistët e shoqërisë civile që e kundërshtojnë, i kemi dëgjuar me shumë vëmendje dhe kanë sjellë shumë gjëra të vlefshme për vendimmarrjen tonë. Do të kemi takim dhe me shoqatën e ricikluesve dhe mbasi të dëgjojmë këtë palë padyshim që do të kemi vendimmarrjen tonë. Ajo që mund të them është që gjithmonë votimi i PDIU do të jetë në interesin publik. 

Nuk do jetë o kondicionar nga qenia në koalicion apo jo?
Jo absolutisht. Sepse ne nuk mund të mbajmë dot kauza morale dhe kauza të fuqishme siç është çështja e shqiptarëve të Shqipërisë dhe t'i kërkojmë gjithë shoqërisë shqiptare që t'i asociohen kësaj çështje dhe nga krahu tjetër të mbajmë atë që nuk është për interesin publik dhe që PDIU e ka bërë dhe herë të tjera këtë gjë. 

Deri tani e keni krijuar idenë që kjo që po diskutohet është kundër interesit publik?
Nuk e di besoj se qëndrimi që ne kemi mbajtur qoftë edhe me grupet e interesit dhe me shoqërinë civile dëgjuam argumente të mjaftueshme por padyshim që jemi të detyruar në një vendimmarrje më të kthjellët që të dëgjomë edhe shoqatat e ricikluesve dhe pastaj të vendosim. Pra nëse behët fjalë për një interes të shoqërisë ne do zgjidhnim interesin publik. Por padyshim që na duhet të bëjmë një vendimarje të ekuilibruar dhe të mos influencohemi.

Gjatë verës u spekulua shumë në media por edhe në ambientet politike për një votëbesim të mundshëm të qeverisë. Cilat janë raportet tuaja si parti me partinë socialiste? A jeni në koalicion qeverisës dhe si e gjykoni këtë koalicion jeni të kënaqur?
Tani që po flasim jemi në një moment që “krisma nuk ka pasur”. Ka pasur goxha spekulime por sot ne jemi në një koalicion ku, ky koalicion, udhëhiqet nga PS dhe LSI dhe pastaj vjen PDIU. Padyshim që nuk e shikoj me shqetësim faktin që përbëhet nga 3 parti dhe që herë pas here partitë kanë me njëra tjetrën. Dhe madje do thoja që kjo është e mira e një koalicioni ku asnjë parti nuk ka dominantë në vendimmarrje sepse njëra gjithmonë do ta udhëheqë këtë punë. Besoj se kjo i bën mirë vendit përveç spekulimeve. Jemi shumtë të kënaqur edhe në raporte me ps edhe me LSi përs u përket kauzave por nuk mund të lej dot pa thënë që ajo marrëveshje e dizenjuar nuk ka hes as me shpejtësinë dhe as me cilësinë e duhur gjatë kohës që po flasim dhe tani ne poi afrohemi atë që quhet parafushatë. Ne ishim bashkë në pushtet dhe e kemi mbështet në mënyrë reciproke. A është e udhës dhe e mjaftueshme ky arsyetim që po flasim në bashkinë e Sarandës nuk kemi asnjë të punësuar dhe e tillë është gjendja në bashkinë e Vlorës, Fierit, Lushnjes në Durrës e shumë të tjerë. Besoj se kjo nuk është normale por kemi vlerësuar akoma më shumë faktin që ato gjëra që janë prioritare për PDIU ndjehemi deri diku të vlerësuar apo me qëndrime korrekte nga kjo maxhorancë dhe kjo na bën që mos t'i shikojmë këto pjesët e tjera. 

A ndjeni se po citoj një pjesë ku opinion public që rama ju përdor si mjet presioni ndaj metës. Kam fjalën për partitë që i thotë se nqs do rrugë e mbarë më mjafton PDIU për të kapur 71 -72 vota jo vetëm tani në parlament apo edhe në zgjedhjet e tjera?
Ajo që mund të them shumë qartë është se PDIu nuk është shtojcë në dorën e dikujt që mund ta përdori edhe si çok në lojën e bilardos. Raportet tona me maxhorancën nuk kondicionohen nga raportet reciproke të maxhorancës. Në aty do jemi dhe do rrimë me këtë maxhorancë përsa kohë ta shikojmë ne të arsyeshme për intereasat tona dhe për atë çka ne përfaqësojmë politikisht. Përtej asaj nuk ndikohemi fare nga raportet që ka partnerët e tjerë brenda aleancës. Jemi shumë të vëmendshëm përveç retorikës nëpër media dhe absolutisht që ne poi afrohemi muajve të fundit të fushatës elektorale dhe i quaj normale ambiciet e çdo partie politike jo vetëm për tu rrit por edhe për të dominuar në skenën politike shqiptare se përndrsyhe do ishin jashtë rolit të tyre për të fituar zgjedhje. PDIU nuk ka qenë asnjëherë asnjë jastik i butë me pupla për ndonjërën dhe për tjetrën. Më vjen keq dhe na fyen në këtë rast inteligjencën ku mendoj se është një parti që e merr njëherë mjëra dhe e lë tjetra ku e fusin në llogaritë e tyre. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë dhe nuk përdoremi ansjëherë për këto gjëra. Nuk kemi qenë pjesë asnjëherë e lojërave. Unë, përveç debatit të fundit me z.Meta, do bëj me çdo kënd për çështjen çame apo gjërat themelore tonat ,por unë kam marrëdhënie të mira edhe me z.Meta dhe z.Rama. S'kam pasur ndonjë lloj diference. 

E keni përcaktuar koalicionin në 2017?
Komiteti çam është komuniteti komunist mund ta quaj. Ne jemi me atë pjesë e cila ka priotitet zgjidhjen çame por nga krahu tj ata janë qyuytatrë dhe unë pot ë them sot se ke sa të duash shqiptarë të Çamërisë që janë tek LSI janë tek PD dhe tek partitë e tjera dhe është normale dhe e drejta e tyre se si dhe ku do të vendosen. Praktikisht ne do të dëshironim dhe kjo do ishte më e mira por e shikoj që është e pamundur sepse nga një anë ne flasim se duhet të përmirësojmë ligjin kodin zgjedhor dhe infrastrukturën elektorale dhe ne e shohim shume mirë se dy partitë e mëdha nuk e kanë farë vullnetin për të bërë ndonjë rishikim apo ndonjë ndryshim të kodit zgjedhor sepse nëse do e kishin vullnet duhet të ishin mbledhur para 1 viti. Ajo që do të ishte idealja për ne është që partitë politike të dilnin të vetme në zgjedhje dhe në të kishim një sistem Professional të korrektuar dhe pastaj në bazë të programit edhe në bazë të votës që na jep qytetari të ndërtoheshin koalicionet e mundshme. Ne jemi të detyruar që për shkak kodit zgjedhor që janë bërë dy partitë e mëdha të rreshtohemi në koalicion dhe nuk kemi shumë mundësi zgjidhje dhe do të doja që të ishte ndryshe por e shikoj të pamundur e pamundur në dominancën edhe në atë çka dy partitë e mëdha bëjnë gjithmonë që populli voton por partitë e mëdha numërojnë. Parimi Stalinist vazhdon të jetë i tillë dhe kjo na detyron që ne shohim për të qenë pjesë e koalicioneve.

Redaksia Online
xh.k-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë