Koalicioni LDK-AAK-NISMA:
S’bëhemi pjesë e kabinetit Thaçi 3

Koalicioni LDK-AAK-NISMA:<br />S’bëhemi pjesë e kabinetit Thaçi 3
PRISHTINË - Tre partitë, LDK-AAK-NISMA të cilat kanë arritur në një marrëveshje paszgjedhore për formimin e qeverisë së re. E kanë pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.

Por sipas tyre, vetëm mandatari i shumicës parlamentare, pra koalicionit LDK-AAK-NISMA, do të duhej të mandatohej.

“Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pasfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat e parapara në këtë proces”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të koalicionit të LDK-AAK-NISMA.
 
Tre partitë kanë theksuar edhe njëherë se nuk do t’i përgjigjen një ftese të mundshme nga ana e kreut të PDK, Hashim Thaçi për t’u bërë pjesë e qeverisë së tij
 
“Koalicioni LDK-AAK-NISMA është koalicion i shumicës në parlamentin e Kosovës, andaj presim që konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë konfirmojmë se koalicioni LDK-AAK-NISMA, as si koalicion e as si parti politike ndarazi, e as si deputetë individualë, nuk do t’i përgjigjemi ftesës së mandatarit të pakicës në konsultimet e tij të parapara për krijimin e institucioneve të reja. Përkundrazi, ne ftojmë mandatarin e pakicës që me qëllim të evitimit të vakuumit institucional të kthejë menjëherë mandatin te presidentja Jahjaga. Konsiderojmë se një veprim i tillë do të ishte shprehje e maturisë politike dhe do të ishte në interes të të gjithëve në Kosovë”.
 
Pasditen e djeshme krerët e partive të koalicioni LDK-AAK-NISMA kanë takuar kreun e VetëVendosjes Albin Kurti. Ramush Haradinaj në përfundim të këtij takimi ka postuar në rrjetin social “Facebook” një deklaratë ku theksohej se edhe VetëVendosja nuk do të bëhej pjesë e kabinetit Thaçi 3.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri