PRISHTINË, 1 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Koalicioni LDK-AAK-NISMA e përshëndet vendimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.
"Pavarësisht bindjes sonë, se vetëm mandatari i shumicës parlamentare, pra i koalicionit LDK-AAK-NISMA, do të duhej të mandatohej, ne e pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës. Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pasfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat e parapara në këtë proces", thuhen në kumtesën e dërguar.
Shtohet se, "koalicioni LDK-AAK-NISMA është koalicion i shumicës në parlamentin e Kosovës, andaj presim që konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës".
"Edhe njëherë konfirmojmë se koalicioni LDK-AAK-NISMA , as si koalicion e as si parti politike ndarazi e as si deputetë individualë nuk do t'i përgjigjemi ftesës së mandatarit të pakicës në konsultimet e tij të parapara për krijimin e institucioneve të reja. Përkundrazi, ne ftojmë mandatarin e pakicës që me qëllim të evitimit të vakuumit institucional të kthejë menjëherë mandatin te Presidentja Jahjaga.
Konsiderojmë se një veprim i tillë do të ishte shprehje e maturisë politike dhe do të ishte në interes të të gjithëve në Kosovë", thuhet në kumtesën e dërguar nga AAK - Departamenti për Marrëdhënie me Publikun./z.t/
/Shqiptarja.com