Koalicioni me LSI-në, por edhe me forca të tjera si PDIU, duket se kanë bërë që Partia Socialiste të harrojë aleatët e saj tradicionalë. Partia Demokracia Sociale, edhe pse ka qenë pjesë e koalicionit të gjerë fitues të 2013-s, por edhe atij të 2015-s, ende nuk është përfshirë në qeverisje, ose më qartë, siç thotë zoti Milo, marrëdhëniet me PS-në janë të ngrira. Sipas zotit Milo, nëse PS-ja do të ruajë këtë pozicion, kjo nuk ka sesi të mos ndikojë në të ardhmen e Demokracisë Sociale dhe qëndrimet e saj. Ai tha se nëse nuk reagohet nga PS, edhe ata do të shikojnë objektivat e tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)