TIRANE - Pesë deputetë e PDIU do të jenë të pozicionuar në të njëjtin kamp politik majtas apo djathtas qoftë. Por për deputetin Tahir Muhedini negociatat duhet të vazhdojnë edhe me Partinë Demokratike, ndonëse dy ditë më parë kryetari Shpëtim Idrizi deklaroi zyrtarizimin e koalicionit me PS.
Dy ditë pas marrëveshjes mes PS dhe PDIU për zgjedhjet lokale, deputeti Tahir Muhedini thotë se partia ku ai bën pjesë nuk është as e majtë dhe as e djathtë. Sipas tij PDIU ka një kauzë shumë të rëndësishme për të zgjidhur e për këtë mund të negociojë me këdo, si PS, PD, apo LSI.
I pyetur nga gazetarët në lidhje qëndrimin e tij nëse Shpëtim Idrizi do t’i bashkohej qeverisë Rama, Muhedini la të kuptojë se partia e tij nuk do të ndahet. Ai tha se qëllim i tyre është një, çështjen çame dhe se të 5 deputetët që janë në Parlament do të ulen në të njëjtin vend, qoftë majtas qoftë djathtas.
“Ne do të negociojmë edhe me PD, dhe pasi të negociojmë edhe me PD do të kemi të qartë gjithçka. Vendimi i PDIU është që ne të negociojmë me forcat kryesore. Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, zgjidhja e çështjes çame. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI. Kjo forcë politike është krijuar për t’i shërbyer një komuniteti që ka 1 shekull që i mohon idetë e njeriut dhe ky është komuniteti çam. Nga strukturat e shtetit ka 50 vjet që është përjashtuar komuniteti çam. Me demokracinë po japim shembullin që dimë të qeverisim. Ne kemi kapacitetet që t’i shërbejmë vendit. Të 5 deputetët që jemi do të ulemi në një vend bashkë”, ka thënë Muhedini.
Në fokus të kësaj force politike mbetet zgjidhja e çështjes çame ndërsa pozicionimi politik i tyre lidhet me këtë çështje. Por dy deputetët Tahir Muhedini dhe Dashamir Tahiri duket se janë kundër një aleancë me Partinë Socialiste, çështje për të cilën një ditë më parë Dashamir Tahiri tha se duhet të pyetet baza e kësaj force politike për këtë çështje.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5278
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15