Takim 45 minuta mes dy krerëve është zhvilluar këtë të hënë duke u postuar dy ditë para nga e mërkura apo dita e Premte, kur Rama dhe Meta e zhvillojnë përgjithësisht.
Mëngjesin e sotëm ora 10:00 kreu i qeverisë është parë të shkojë në zyrën e Metës dhe të dalë prej andej pas më shumë se 30 minutash.
Pas takimit me Ramën, kryeparlamentari Meta ka zhvilluar takime të ndara me ministrat e LSI-së.
Pasi Rama doli nga zyra e Metës, kanë qenë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe ai i Transporteve Sokol Dervishaj që hynë në zyrën e kryetarit të Kuvendit. Rreth orës 11:30 minuta ishte Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë që hyri në zyrën e Metës.
Zyrtarisht nuk bëhet e ditur se për çfarë janë takuar dy aleatët në qeverisje Rama-Meta, por nuk përjashtohet që biseda të përqëndrohet tek lajmet që kanë bërë bujë ditët e fundit, për një krisje të koalicionit PS-LSI.
Ditën e Premte të javës që sapo iku, ministri i LSI, Lefter Koka bëri deklarata të forta duke akuzuar Policinë dhe kryebashkiakun e Durrësit.
Pak para kësaj deklarate ka qenë kryetari i Kuvendit që ka dërguar tek Presidenti një kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të Kelmend Balilit. Në kërkesën e Metës artikulohej se institucione si Policia kanë dështuar në kapjen e të shumëkërkuarit.
Pas kësaj kritike ndaj Policisë, nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Edi Rama që ka theksuar se Policia vijon punën, qentë le të lehin, karvani ecën përpara.
Pas këtyre, në portale afer PD si Lapsi 'shpërthyen' lajmet se Rama i ka kërkuar Metës dorëheqjen e ministri të Drejtësisë Ylli Manjani, por ky i fundit reagoi se jo vetëm që nuk është shkarkuar, por as është larguar.
(Automjeti i kryeministrit Rama në kryesinë e kuvendit)
(d.b/Shqiptarja.com)