Sulmet ajrore amerikanë nuk janë efikase për të ndaluar ofensivën e luftëtarëve të Shtetit Islamik drejt qytetit kufitar sirian të Kobanit. Këtë e ka pranuar vet Departamenti amerikan i Shtetit, e ndërsa në një deklaratë theksohet se vetëm sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur militantët.

Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby thotë se forca ajrore e koalicionit ka limitet e saj. "Vetëm sulmet ajrore nuk do të rregullojnë situatën, nuk do të shpëtojnë qytetin e Kobanit". Kirby thotë se koalicioni do të vazhdojë të sulmojë objektiva të Shtetit Islamik atje, por ai theksoi se synimi i sulmeve ajrore në Siri është të dëmtojnë aftësitë e grupit për të patur kontroll në Siri, Irak dhe gjetkë.

"Nuk bëhet fjalë vetëm për Kobanin. I keni parë që përpiqen të rimarin apo të kontrollojnë pronvincën Anbar. Ne besojmë se ata kanë në kontroll pjesën më të madhe të qyteti Hit tani që nuk është larg nga Falluxha dhe Ramadi. Dhe Falluxha dhe Ramadi nuk janë shumë larg nga Bagdati".

Kirby thotë se "durimi strategjik" është i nevojshëm në këtë betejë të gjatë kundër militantëve të Shtetit Islamike.  Ndërkohë ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sulme tokësore në Siri, për të luftuar me militantët e ISIS.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)