Koburja e Strazimirit mesazh për
krimin,kush ka frikë nga reforma
INTERVISTE EKSKLUZIVE/ Shenasi Rama, veprimtari shqiptar në SHBA dhe themelues i Partisë Demokratike, mendon se pistoleta në brezin e deputetit demokrat, Gent Strazimiri, është një mesazh inkurajimi për botën e krimit si dhe dëshmon për inkriminimin e politikës.Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Shenasi Rama, thekson se pas sherrit për parkun e lojërave tek liqeni fshihen interesa të tjera, duke mos përjashtuar edhe skanerin e sabotimit të reformës në drejtësi.
Shenasi Rama, veprimtari shqiptar në SHBA dhe themelues i Partisë Demokratike, mendon se pistoleta në brezin e deputetit demokrat, Gent Strazimiri, është një mesazh inkurajimi për botën e krimit si dhe dëshmon për inkriminimin e politikës. Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Shenasi Rama, thekson se pas sherrit për parkun e lojërave tek liqeni fshihen interesa të tjera, duke mos përjashtuar edhe skanerin e sabotimit të reformës në drejtësi. Duke u ndalur tek efektet e ligjit për dekriminalizimin, Shenasi Rama shton se do të ketë shumë zhurmë për asgjë. Ai shprehet skeptik sa i takon impaktit të këtij ligji në jetën politike të vendit. Rama shpjegon edhe alibitë dhe mosmarrëveshjet e palëve sa i takon reformës në drejtësi. Sipas tij, palët nuk e duan reformën në drejtësi për shkak të frikës se mund të jenë subjekt të drejtësisë së re.
-Ndërtimi i këndi lojërash tek Parku i Liqenit ka përfshirë prej disa javësh politikën e Tiranës, në një sherrnajë të pazakontë dhe vorbull përplasjesh verbale dhe fizike. A u shërben qytetarëve shqiptarë gjithë kjo energji e konsumuar? Përplasja tek Parku i Liqenit është shumëdimensionale dhe më e thellë se sa duket. Po bëhet shumë zhurmë për Parkun, por janë shumë faktorë që po përplasen për interesa të tjera. Kur vjen puna tek protestuesit janë dy palë. Nga një anë janë, aktivistët e rinj, që shohin ato themele, që janë hedhur e që kanë më shumë hekur e beton se sa për një pallat katërkatësh. Aktivizimi i tyre është shumë legjitim sepse është e drejtë e shoqërisë me protestuar pa dhunë.
Ama, kjo protestë e kaq pak njerëzve tregon dobësinë e shoqërisë civile që, në këtë mënyrë, nuk organizohet si duhet politikisht për të ndryshuar gjendjen. Teknikat e mobilizimit dhe agjenda që përdoren janë si në Perëndim, por ne nuk jemi perëndim, nuk kemi strukturat e duhura ligjore dhe përplasja nuk është gjithnjë efikase. Nga ana tjetër, është politika e Tiranës që është përzierë në këtë problem. Duke kërkuar me fshehë interesat e veta, e në thelb me shmangë vëmendjen nga disa çështje të mprehta politike të ditës, duke kërkuar me i mbajtur njerëzit në tension si një formë me u përgatitë për zgjedhje, dhe me gjetë një arsye më shumë për sherr me pjesën tjetër.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.5%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë
24 Dhjetor, 19:23
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet
24 Dhjetor, 19:11
-
Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat
24 Dhjetor, 19:05
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01