TIRANE- Kreu i “PSV ’91”, Petro Koçi, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Tete a tete” në “A1 Report”, deklaroi se protesta e 20 shkurtit e organizuar nga PD, nuk është gjë tjetër veçse një zhurmë politike. Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se po rrezikohet zëvendësimi i demokracisë me “oligarkinë Meta-Rama”, Koçi përçon idenë se kjo është një lloj strategjie.
“20 shkurti mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe që instaloi pluralizmin në Shqipëri, i cili duhet të gjente frymën e lirisë, duke rrëzuar regjimin e mëparshëm dhe mitet e tij. Por në kontekstin aktual, duket e pavendosur të bësh një protestë e bustit të Enver Hoxhës. Duket si një protestë kundër rrëzimit të bustit. Figura e Enver Hoxhës i shërben PD si një frymëmarrje artificiale”, tha Koçi.
Për Petro Koçin, PD nuk po bën gjë tjetër veçse këtë protestë po e përdor si një lloj ushqimi, për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
“Vlen të përkujtohet dhe kuptohet që e djathta e ka më përzemër të bëjë këtë përkujtim. PD në kulturën e vetë politike i referohet të kaluarës. Ata mendojnë se marrin një lloj karburanti gjatë kësaj periudhe, si një lloj ushqimi apo një lloj force dhe këtë e kanë përdorur gjithmonë”, vijoi Koçi.
Lidhur me performancën qeverisëse, kreu i PSV ’91 citon: “Kushtet në të cilat vepron qeverisja është si e ’97-98, është në kuadrin e një krize të madhe, kriza ekonomike dhe sociale e cila është e madhe, e shkaktuar jo vetëm për shkak të rrethanave ekonomike globale, por edhe si shkak i qeverisjes 8 vjeçare të PD dhe të pjesës që e shkaktoi me ndërgjegje”.
Sipas tij, “në këtë kuadër duhet gjykuar edhe qeveria aktuale. Armiku më i madh i kësaj qeverie është papunësia”.
Redaksia Online
(m.s/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com