Koçi: PS qeveris me një aleat 
PD frikë se i merr votat LSI-ja

Koçi: PS qeveris me një aleat <br />PD frikë se i merr votat LSI-ja
"Partia Socialiste do qeverisë me një prej aleatëve të saj të majtë pas 25 qershorit".
 
Kështu u shpreh kryetari i PSV '91, Petro Koçi i ftuar në studion e Report Tv.  
 
Ai tha se nuk beson se do ketë një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve, pavarësisht se sipas tij një hap i tillë do ishte historik.
 
Reformat, tha Koçi, janë detyrë e çdo force politike të përgjegjshme dhe nuk është i nevojshëm bashkimi rreth një koalicioni të madh për këtë qëllim.
 
'Qeveri PS-PD? Historike, por s'na duhet' 
"Ka disa reforma të cilat kërkojnë një kuorum përtej numrit të deputetëve që përbëjnë maxhorancën. Ky s'është ndonjë kusht që duhet të realizohet patjetër që të bëhen reforma. Nëse kemi aktorë të përgjegjshëm, duhet t'i mbështesin reformat pavarësisht se janë në opozitë apo qeveri.
 
Një maxhorancë PD-PS do ishte historike, për shkak se s'ka ndodhur ndonjëherë. Kjo varet nga kushtet që do krijohen pas zgjedhjeve. S'jemi aktualisht në kushtet të supozojmë një gjë të tillë. PS po synon të krijojë autonominë e vet qeverisëse, me 71 deputetë. Në lojë janë disa subjekte që kanë traditë bashkëpunimi me PS.
 
Për mua më e mundshme është që të qeverisë PS me një nga aleatët e vet. Pra, do të kemi një marrëveshje paszgjedhore.
 
Ndërkohë, e frikësuar është PD nga rritja e LSI. Kjo pasi shumë vota të PD-së kanë shkuar te ajo. Për të mos thënë që edhe në administratë t'i mbajë në poste, shumë prej tyre vijnë nga PD dhe nuk kanë origjinë të majtë. Prandaj, kjo e frikëson PD-në, se LSI përfiton nga matematika e llogaritjes së mandate, por në rastin konkret s'është në favor të saj sepse nuk garohet në koalicione",
tha Koçi.
  
"PD e tkurrur në elektorat pas çadrës"
Ai theksoi gjithashtu se PD është tkurrur pas hyrjes në çadër.
 
"Një pjesë e elektoratit që mund të shkonte drejt PD, në momentin që ka parë sjelljen e Lulzim Bashës në çadër, është tërhequr. Pra u mendua si një fytyrë më pëlqyese, më e butë dhe më civile, por retorika e tij politike në çadër ka qenë katastrofike. Dhe ky elektorat i bie të kthehet tek e majta", theksoi kreu i PSV '91, Petro Koçi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë