Kocijancic:Zgjidhja krizës në Shkup 
e Tiranë rezultat i një punë të madhe 

Kocijancic:Zgjidhja krizës në Shkup <br />e Tiranë rezultat i një punë të madhe 
Zgjidhja e Krizës në Shqipëri e Maqedoni ishte rezultat i një pune të madhe kështu e cilësoi Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic situatën politike në dy vendet respektive.
 
 
“Nuk besoj se është rasti i një mrekullie, por  rezultat i një pune të madhe dhe vullnetit politik. Kur flitet për Ballkanin perëndimor, siç e dini, ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE, e ku bashkimi europian është mjaft i angazhuar. Në lidhje me ish republiken jugosllave të Maqedonisë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kësaj kthese të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e për të gjithë rajonin"
 u shpreh zëdhënsja e BE për portalin Euractive.

Edhe një herë Kocijancic konfirmoi takimin që përfaqësuesja e lartë e BE Mogherini do të zhvillojë me 6 kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Darka e punës do të mbahet në 24 maj në Bruksel ku do të diskutohet gjendja aktuale në Ballkan dhe mënyrat e ecjes përpara, sqaroi zëdhënësja .

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit