Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu theksoi gjatë fjalës së se me vettingun, drejtësia është bërë më e besueshme.

“E zgjodhëm një rrugë jo të lehtë. E zgjodhëm këtë rrugë jo për të ndryshuar një emër me një tjetër, por për të vendosur parimin se toga nuk është mburojë dhe askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Procesi ka qenë i vështirë, ka sjellë vonesa dhe debate të forta publike e ka pasur kosto reale. Por kosto e mosveprimit do ishte më e madhe.

Sistemi i drejtësisë ka ndryshuar. Shqipëria ka një arkitekturë të re kushtetuese. Në emër të qeverisë shqiptare shpreh mirënjohje për të gjithë ata që mbajtën mbi supe këtë proces. Qëlimi ishte një drejtësi e pavarur që nuk merr parasysh se kush është individi që gjykohet. Duhet ta ruajmë standardin e ri të drejtësisë. Reforma në drejtësi është gur themeli për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Koçiu.


Lajmi kryesor:

Përfundon procesi vetingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë jo e lehtë, por e nevojshme! Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme dhe historike