TIRANE-Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qënë personi kryesor i grupit kriminal, ku mes të cilëve është arrestuar dhe një efektiv polici, i quajtur Zan Kasmi.

Ky i fundit, pjesë e komisariatit të Laçit, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj, për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.

Ndërkaq, prokuroria ka zbardhur edhe bisedat e tyre dhe kodet që përdornin për të njoftuar ardhjen e policisë.

Vazhdimisht ata ndërronin kodet e përdorura. Dasmorë e krushq si dhe Kecat dhe ujku ishin disa nga kodet që përdoreshin në bisedat mes tyre. Kasmi dhe biznesmeni Nelaj kanë pasur një bashkëbisedim me njëri-tjetrin, duke përdorur në mes tyre një person ende të paidentifikuar nga policia.

Gjatë gjithë komunikimeve në telefon me Lefter Nelaj, “Ujku” thirrej “Policia” dhe “Keca” droga e mbjellë në parcela dhe e grumnulluar në magazina. Pikërisht ky person i paindentifikuar, e ka informuar biznesmenin sipas urdhërave që i ka dhënë polici, duk i pohuar se:“…ujku ka ardhur për të therur keca në një vend….”.

Ndërkohë që gjatë bisedës më tej informatori i thotë biznesmenit se:“…ujku është futur aty dhe nuk i dihet se ku mund të bëj dëm, mund të bëj dëm gjithandej por mund të mos hajë asgjë kund…”.

Nga bisedat e përgjuara personi i parë, që rezulton të jetë polici Zan Kasmi shpreson dhe se tek parcelat e tyre do jetë gjithçka në rregull. Ndërsa personi i dytë i thotë se nuk di asgjë, nëse parcelat dhe magazinat nuk do prekeshin.

Komunikimi mes anëtarëve të bandës
 

I paidentifikuari:…mori ai miku (polici)…nesër, pasnesër mbazdite kan për t’ardhë një copë herë me pi kafe. (pra, do kalonin policë për operacion anti-kanabis)

Lefter Nelaj: Si? Po a ka maru pun ai…? 

I paidentifikuari: S’di gja.

Lefter Nelaj: A je tu e marr njiher n’telefon? 

I paidentifikuari: Po e mar unë, por kur don me ardh trama, nesër?

I paidentifikuar: Po…nesër tha, jena për rrugë mjes, masi t’pime kafe dikun tha..se kanë punët e veta o burr..se kan për të shku me therr do keca me i ven, edhe kur të kthejn kan për t’ardhë me pa ato tujet.

Lefter Nelaj: Dmth nesër vijn aaaa?

I paidentifikuar: Për zotin masdite tha…po pa merak o burr tha se ska pse me u ash’tuna…

Lefter Nelaj: Për siguri mere e thuj se nesër nuk bohemi për kafe, se nuk kena mundsi me ik shpejt.(pra, të gjendej mundësia të shtyhej operacioni policor në zonën e tyre). 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com