Ministrja Kodheli renditi detyrimet e papaguara nga ish ministri Imami, ndërsa shtoi se 3 milionë dollarë janë shpenzuar shtesë për Shërbimin e inteligjencës Ushtarake, SHIU, në një kohë kur ky institucion kishte fondin e vet.
“Forcat e armatosura ishin kthyer në bazën logjistike të ish partisë në pushtet. Jemi në përfundim të gjithë kontrolleve të nisura. Disa agjenci që nuk ishin audituar prej vitesh kanë bërë që të shtohet zullumi. Do na duhet të mbajmë 15 milionë dollar detyrime borxh që janë 10% e totalit të buxhetit të ministrisë së 2014. 337 mln lekë detyrime të papaguara për paga e shpenzime të tjera, personeli si dieta, janë detyrime të papaguara në 2010, 2011, 2012, 2013. 194 milionë lekë lekë detyrime, ushqim i ushtarakëve të papagaruara. Ju i hoqët bukën ushtarakëve, trajtimin modest në menca.
Trupat në Afganistan ne do i paguajmë që në ditët e para të 2014. 328 milionë detyrime të prapambetura, abuzime të lidhura për veshmbathje e ushtarakëve, që vazhdojnë të jenë ose të dala boje. 4 milionë dollarë kanë dalë nga xhepat e Ministrisë së Mbrojtejs për shërbimin e dializës, për të cilën nga 72 persona që kanë marrë shërbim vetëm 2 janë pjesëtarë të familjeve ushtarakësh. Shumë mirë kemi bërë por paratë për ushtarakët janë para për ushtarakët. “- tha Kodheli.
Buxheti për minsitrinë e Mbrojtjes është 14 miliardë lekë që përfaqëson 1.02% të PBB.
“Është buxheti më i mirë që harmonizon intersat e taksapaguesve, buxhet i bazuar në mundësitë reale që gjeneron në kushtet e borxheve. Arritje është pastrimi që bëmë nga fondi i pensioneve të ushtarakëve. 30 % e buxhetit të deri djeshëm, i cili ishte një artificë i shtuar qëllimisht për t’i treguar NATO-s se ne po i rrisim shpenzimet për ushtrinë. Trupat tona duhet të modernizohen. I premtuan NATO-s bataljonin këmbësorie të ishte i gatshëm në 2016, nuk gjeta një batalion por asnjë togë nuk ka një pushkë, dhe për të modernzuar një togë me armatim të lehtë mjaftojnë vetëm 10 mijë dollarë.”- tha Kodheli.
Ajo u shpreh e sigurtë se do ia dalë.
“Do ia dalim me këtë buxhet sepse nuk do harxhojmë 3 mln dollarë të shpenzuar për Shërbimin e inteligjencës kur ky kishte fondin e vet. Do ia dalim se kemi në shef të ri të Shtabit të Përgjithshëm dhe një ish-ministër të kallzuar penalisht. Çdo qindarkë do të përdoret në mënyrë efektive. Do forcojmë përgjegjësinë menaxheriale të njësive shpenzuese. Do shkurtojmë shpenzimet që nuk na duhen dhe do luftojmë në çdo second korrupsionin 100 ditët e para do të ndiqen nga të dytat e të tretat dhe do të gjeni të njëjtin motiv si në ditën e parë të punës”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)