Kodheli: 4 vitet që vijnë qeverisim pa
shkopinj e vetëm,pa njerëz në prehë
HAS-Kryesuesja e listës së PS në Kukës, njëherësh e deleguar politike në këtë qark, për zgjedhjet e 25 Qershorit, znj, Mimi Kodheli zhvilloi një takim elektoral në njësitë administrative Fajzë dhe Golajt.
Kryesuesja e listës së PS në Kukës, njëherësh e deleguar politike në këtë qark, për zgjedhjet e 25 Qershorit, znj, Mimi Kodheli zhvilloi një takim elektoral në njësitë administrative Fajzë dhe Golajt në Has.
Të pranishëm në këtë takim ishin dhe kandidati për deputetë Agron Greca, kryetari i bashkisë Has, Adem Lala dhe prefekti i këtij qarku Liman Morina.
Në fjalën e saj Kodheli sqaroi edhe njëherë banorët se, lëshimi që ka bërë PS-ja për sa i përket marrëveshjes politike, është diçka që është bërë për të ardhmen e vendin dhe që mund ta bënte vetëm Partia Socialiste.
“Me lëshimin që kemi bërë nga ana e pushtetit tonë, lëshim të rëndësishëm, se ne kemi marrë votat e 1 milion shqiptarëve, askërkush nuk do ta bënte po të mos ishtë kjo partia, që quhet Partia Socialiste, që të lëshonte gjysmën e pushtetit një muaj përpara zgjedhjeve. Por e bëmë për një arsye sublime, për një arsye madhore që ka të bëjë me të ardhmen e të paktën 10 viteve që vijnë të Shqipërisë dhe shqiptarëve që është ardhmja europiane”, tha Kodheli.
Përsa i përket qeverisjes në katër vitet e ardhëshme znj. Kodheli u shpreh së këtë herë Partia Socialiste do të qeverisë e vetme dhe do të japë vetë llogari për gjithçka që do të bëjë.
“Do të kishim dashur shumë dhe do shpresonim shumë që në të ardhmen këtë gjë ta bënim të vetëm, të qeverisim vetëm pa shkopinj, pa njerëz në prehër, ta bëjmë vetë njëherë këtë, ti marrim këta 71 deputetët, të qeverisim vetëm dhe pas katër vitesh të vijmë të japim llogari vetëm pse i kemi bërë gjerat, si i kemi bërë gjërat dhe kur kemi bërë gjërat”, deklaroi Kodheli.
Ndërsa kandidati për deputet Agron Greca u shpreh se, në Has janë bërë shumë investime në katër vjeçarin që po kalojmë, një ndër më të rëndësishmit është edhe ai i ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në Fajzë. Ndërkohë, që ai njohu banorët e zonës edhe me disa projekte të tjera që janë në plan për t’u realizuar nga kjo qeveri në katër vitet e ardhshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02