ANKARA- Bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake ka qenë një ndër temat kryesore të bisedës që ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar me homologun e saj turk, gjatë vizitës zyrtare në Ankara. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ministrja Kodheli gjatë një interviste dhënë për televizionin turk “TRT”.
Ndërkaq, ministrja Kodheli ka ripërmendur ndihmën prej 3 milionë euro të ofruar nga qeveria turke për Shqipërinë për pajisje me mjete ushtarake.
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes është ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe tek niveli i bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.
Duke u ndalur tek hapat e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, ministrja Kodheli tha se Shqipëria është në rrugën e duhur.
INTERVISTA E PLOTË E MINISTRES KODHELI DHËNË PËR TELEVIZIONIN TURK “TRT”
Duke i uruar mirëseardhjen, znj. Kodheli le të flasim për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe ndihmën që do të japë Turqia për integrimi në BE. Që nga shtatori i vitit të kaluar ju jeni ministre e Mbrojtjes. Pyetja kryesore ka të bëjë me politikat e sigurisë kombëtare. Si e përkufizoni ju këtë?
Patjetër që kjo temë është e rëndësishme sepse ne ndodhemi në një rajon ku problemet janë të shumta dhe roli i Shqipërisë është i rëndësishëm dhe gjithmonë ka qenë e tillë. Ne si Shqipëri dhe si shqiptarë jemi duke bërë përpjekjet maksimale për sigurinë e tij. Si vend anëtar i NATO-s për ne kjo ka një rëndësi të veçantë. Siç e dini, ne marrim pjesë me trupat tona në misionin ISAF në Afganistan, gjithashtu përveç kësaj ne marrim pjesë edhe në misione të tjera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe BE-së, për të mbështetur paqen dhe zhvillimin e demokracisë në këto vende. Kur flasim për sigurinë kombëtare, këtu kam parasysh jo vetëm sigurinë e shqiptarëve, por edhe të atyre vendeve ku ne marrim pjesë dhe kontribuojmë. Të gjithë ne kemi nevojë për këtë siguri.
Ju jeni takuar me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë dhe aty u theksua se Shqipëria është faktor i rëndësishëm në rajon nga pikëpamja e sigurisë. Gjithashtu u nënvizua niveli i lartë i marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ju çfarë do të shtoni në lidhje me rritjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona?
Këto marrëdhënie nuk janë të rëndësishme vetëm në fushën strategjike dhe ekonomike, por edhe në atë të mbrojtjes. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe prej disa vitesh, në mënyrë reciproke, shumë veprimtari tonat i kemi koordinuar së bashku. Si vend anëtar i NATO-s ne jemi pjesë e ndryshimeve që po ndodhin në NATO dhe jemi duke i vlerësuar ato. Duke patur parasysh vështirësitë ekomomike me të cilat po përballet sot bota, jemi duke komunikuar në mënyrë të ndërsjellë për gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira dhe duke patur parasysh këtë jemi duke vlerësuar “Smart Defense”. Për këtë ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë dhe bashkëveprojmë, si dhe të hedhim hapa të sigurt dhe të përbashkët. Të gjitha këto ne jemi duke i diskutuar sa herë ne takohemi në kuadër të NATO-s. Dhe sikurse e theksova, të gjitha këto mund të jenë të zgjidhshme me bashkëveprim.
Këtë bashkëpunim e quajtëm të rëndësishëm edhe kur biseduam me homologun tim jo vetëm në fushën ekonomike, Gjithashtu ne kemi folur për bashkëpunim në fushën e industrisë ushtarake. Kjo në varësi të mundësive tona. Këto pikëpamje ne i hodhëm edhe në diskutimin që patëm. Gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes ne diskutuan për fushat e bashkëpunimin, ku Shqipëria ka nevojë më shumë, sidomos në ndihmën për pajisje me mjete ushtarake. Gjithashtu bëhet fjalë për një ndihmë rreth 3milionë euro dhe kjo mbështetje është duke vazhduar dhe për këtë arsye falënderoj ministrin dhe kryeministrin e Turqisë. Plus kësaj nga marrëveshja e firmosur ndërmjet MM dhe Spitalit Gata të Turqisë, ne u takuam me drejtorin e përgjithshëm të spitalit Gata. Në kuadër të bashkëpunimit ne do të mund të dërgojmë personelin, i cili nuk mund të trajtohet në spitalet tona. Dua të shpreh kënaqësinë time për këtë bashkëpunim. Gjithashtu u diskutua për rritjen numrin të personelit që do të mund të trajtohen në spitalin e GATA.
A mund të thelloheni më shumë në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë, Turqisë dhe NATO?
Kjo është e rëndësishme nga pikëpamja e demokracisë, sigurisë, si dhe përsa i përket vendeve anëtare të NATO-s, sepse kjo përfaqëson një Aleancë të fuqishme. Tani të gjitha këto vende kontribuojnë për NATO-n, pra dhe marrëdhënia jonë në këtë kontekst është mjaft e rëndësishme. Nga pikëpamja gjeopolitike, trajtimi së bashku i të gjitha problemeve kërkon një bashkëpunim të rëndësishëm. Në kuadër të kësaj platforme Shqipëria dhe Turqia, ministritë respektive janë duke bashkëpunuar në fushën e zbulimit por edhe në fusha të tjera si dhe në atë të mbrojtjes. Gjithashtu rëndësia gjeopolitike është e rëndësishme. Sikurse e theksova, këtu u fol edhe për bashkëpunimin tonë me Kosovën, kjo brenda kornizës ligjore. Qëllimet tona të përbashkëta në njëfarë mënyre ne mund ti gjejmë nga pikëpamja ekonomike apo edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e tjera për ta bërë këtë më efektive. Natyrisht që dhe nëse ju dini të përdorni fushat e bashkëpunimit në një botë të re dhe në lidhje me këtë hidhni hapat e rëndësishëm dhe të duhur për realizimin e paqes dhe këtë jemi të detyruar ta bëjmë. Në këtë pikëpamje si qeveri e re jemi duke u përpjekur për të hedhur hapat e duhur.
Po në lidhje me rolin e ushtrisë çfarë mendoni?
Ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm roli i ushtrive.
Lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit të vitit 1992 deri në vitin 2005 kemi vërejtur se janë hedhur hapa të rëndësishëm dhe cilat mendoni ju që janë arsyet e kësaj?
Natyrisht që gjatë kësaj periudhe gjërat dhe qeveritë kanë ndryshuar dhe ne prandaj jemi këtu për t’i dhënë një hov të ri këtij bashkëpunimi. Është e rëndësishme për shqiptarët angazhimi i tyre në punë si dhe të jetojnë në një ambient të sigurt. Gjithashtu për ne politikanët është e rëndësishme që të japim sa më shumë të jetë e mundur një vizion për realizimin e këtyre detyrimeve ndaj njerëzve tanë. Për këtë jemi duke vlerësuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe për këtë arsye duhet të bashkëpunojmë dhe të hedhim hapa të përbashkëta. Është i rëndësishëm bashkëpunimi jonë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi pikërisht këto po nxjerrin në pah. Sikurse është e rëndësishme marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë, po kështu janë të rëndësishme edhe marrëdhëniet me shtetet e tjera. Për ne është e rëndësishme të mendojmë për bashkëkombësit tanë. Arsyeja pse ne jemi këtu dhe pse po zhvillojmë këto bisedime përbën një moment tjetër që ne të hedhim hapat e duhura në drejtimin e duhur. Sepse kur mendojmë, koha rrjedh shumë më shpejt nga ç’e mendojmë ne dhe për këtë duhet të jemi një hap para kohës.
Përveç marrëdhënieve në fushën ushtarake dhe politike, në cilat fusha mendoni ju që mund të intensifikohen më tej këto marrëdhënie?
Bëhet fjalë për fusha dhe drejtime të ndryshme. Në bisedën që pata me ministrin e Mbrojtjes, z. Yilmaz diskutuam për projektet ushtarake që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe zhvillimin e tyre. Ky proces mund të zhvillohet dhe zgjerohet sidomos në drejtim të industrisë ushtarake. Për këtë nevojitet një vizion i ri. Këtu kam parasysh ato projekte për të cilat rezervohen burime. Këto në një këndvështrim të ri mund t’i rinovojmë dhe për këtë është e nevojshme ndërhyrja e përbashkët dhe duhet të bëhen investime në fushën ushtarake. Të rritet shkalla e ndihmës dhe duhet të përmirësohen kushtet e punës si dhe mendoj, se në këtë kontekst mund të hapen shumë vende pune. Këtu kam parasysh mundësitë e sigurisë në punë, kushte të mira të punës dhe mendoj se këto do të sjellin rezultate më të mira. Të gjitha këto i diskutuam në takimin që kishim.
Cila është pritshmëria nga investitorët tanë dhe të huaj në fushën e sigurisë?
Në Shqipëri bëhet fjalë për një situatë që tërheq investimet. Duhet që sa më shumë të thithen investime të huaja. Kemi më shumë nevojë për investime në Shqipëri. Me të vërtetë që në Shqipëri ka mundësi për këto investime. Këtë e them mbështetur në kushtet e favorshme që ekzistojnë për investimet në Shqipëri. Në një vend të sigurt mund të tërhiqen investime të shumta. Të gjitha kushtet juridike janë të krijuara tashmë dhe kështu që investitorët mund të investojnë në Shqipëri. Këtë dua ta nënvizoj, që përveç mundësive që ofron vendi ynë, edhe veprimet për t’u legalizuar si investitor janë më të thjesht dhe krahu i punës është më i lirë.
Në tregun e punës ata janë më të arsimuarit, dhe në Shqipëri mund të gjendet një krah punë më i kualifikuar. Mundësitë e prodhimit në Uzinat tona Ushtarake janë në kosto të ulët dhe kjo ndikojnë pozitivisht në ekonominë tonë. Për këtë jemi duke zhvilluar marrëveshje për projekte të cilat duhet t’i bëjmë realitet dhe si rezultat i tyre të arrijmë suksesin.
Të kalojmë në temën e BE. Në këtë kontekst vazhdon një proces? Çmendim keni lidhur me BE?
Mendoj se jemi në rrugë të drejtë dhe e ardhmja e Shqipërisë është BE. E humbëm një shans dhjetorin e kaluar, por mendoj se jemi në rrugë të drejtë. Shqipëria dhe politika shqiptare këtë e meriton. Por mbi këto mendoj se populli shqiptarë e meriton statusin, pavarësisht mendimeve të disa prej politikanëve Europianë. Për këtë jemi të përqendruar të gjithë. Në lidhej me temën e luftës kundër korrupsionit jemi të fokusuar dhe për këtë ajo që ne duhet të bëjmë, ne jemi duke e bërë. Kjo është një rrugë e rëndësishme dhe ne nuk jemi vetëm. Siç dihet është një proces ku ne kemi përkrahjen e miqve tanë të rëndësishëm ndërkombëtare dhe në qoftë se do të flisnim për miqtë tanë në arenën ndërkombëtare dhe nëse e shohim këtë në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare duhet të theksoj se gjatë gjithë kohës vërehen ndryshime, qeveritë ndryshojnë dhe në këtë kontekst mirësia do të peshojë më shumë. Ne jemi optimistë dhe shpresoj që në një kohë të shkurtër të ndodhin ndryshime të rëndësishme. Dua të falënderoj qeverinë turke për mbështetjen, veçanërisht për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës. Në këtë kuadër edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po na mbështesin në rrugën tonë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Duke ju falënderuar për intervistën që më mundësuat në televizionin tuaj, gjej rastin të përshëndes qytetarët e vendit tim, pasi e di që ju transmetoni në gjuhën shqipe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com