Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë duhet të shtohet akoma më shumë. Kështu ka deklaruar në takimin e realizuar me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Ralf Brauksiepe.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e falenderoi atë për ndihmën që Gjermania i ka dhënë ndër vite Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për edukimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe për mbështetjen e dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE, sidomos në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kodheli ka theksuar se Shqipëria vazhdon të mbetet një promovues i politikës së dyerve të hapura të Aleancës dhe në këtë kuadër përshëndet ftesën që ka marë Mali i Zi për tu anëtarësuar në NATO.

Duke u ndalur në zhvillimet në Kosovë, ministrja Kodheli theksoi se ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe mbështesim dialogun ndërmjet gjithë faktorëve politikë.

Veçanërisht ajo vlerësoi kontributin gjerman në misionin e KFOR-it në Prishtinë.

Një temë tjetër diskutimi ishte edhe kriza e refugjatëve që ka prekur Europën, si dhe rreziku serioz jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën, që vjen nga kërcënimet terroriste të ISIS.
Gjithashtu ministrja Kodheli nënvizoi kontributn e FA Shqiptare në misionin trajnues të BE-së në Mali, “EUTM, Mali”, së bashku me forcat gjermane.
Redaksia Online
(F.T/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com