TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes e cila pret miratimin në Kuvend dhe betimin te Presidenti i Republikës, risia e kabinetit qeveritar të së majtës, Mimi Kodheli ka zgjedhur rrjjetin social facebook për të falenderuar të gjithë ata që e uruian dhe besuan tek ajo dhe për të bërë më të mirën në këtë post të rëndësishëm.
“Të dashur miq, në pamundësi për të kontaktuar me çdonjërin prej jush (gjë që do ta kisha dashur shumë), ju dërgoj falënderimet e mija për të gjithe fjalët e dashura e mbështetjen që më dërgoni. Besimi që më është falur dhe respekti që më është bërë duke më ngarkuar me një prej detyrave më të rëndësishme të shtetit, është një privilegj e përgjegjësi e madhe.
Ju siguroj se me dashurinë e zemrës e fuqinë e mendjes si dhe në respekt të detyrimeve që rrjedhin nga ky pozicion, do të bej më të mirën”, shkruan ministra e re e Mbrojtjes Mimi Kodheli në profilin e saj në rrjetin social faceboo. Duke deklaruar rëndësinë që mbart ky post, i cili për hir të së vërtetë ka qënë gjatë tërë kohës, sidomos në mandatin e dytë qeverisës të Berishës nën drejtimin e Imamit dër dikasteret më të akuzuara, Kodheli nuk ka munguar të garantojë se do të bëjë ndryshime radikale pozitive në këtë ministri.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com