Kodheli feston 1 qershorin me
fëmijët e nënave të dënuara

Kodheli feston 1 qershorin me<br />fëmijët e nënave të dënuara
U festua sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve ku Mimi Kodheli, në bashkëpunim me shkollat e 9-vjeçare të Tiranës, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, iu kushtua veçanërisht fëmijëve të nënave të dënuara.
 
Aktiviteti u shoqërua me programe artistike të përgatitura nga fëmijët e shkollave 9 – vjeçare të kryeqytetit.
 
Pjesë e festës u bë edhe “Mjeshtrja e madhe”, aktorja Roza Anagnosti, e cila recitoi një monolog artistik për fëmijë, të poetit Mitrush Kuteli.
 
Në aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zëvendësministri, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Klodiana Spahiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto.
 
Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, theksoi se ky aktivitet padyshim që i dedikohet të gjithë fëmijëve, por më së pari i dedikohet fëmijëve, nënat e të cilëve vuajnë aktualisht dënimin me burg. Kodheli e cilësoi këtë si një moment reflektimi, për të bërë më të mirën për shoqërinë shqiptare, e cila me gjithë përpjekjet e saj, vuan akoma padrejtësi.
 
Ministria e Mbrojtjes dhe shkollat 9 - vjeçare të kryeqytetit shpërndanë dhurata për fëmijët e nënave të dënuara.
 
Për t’i falenderuar nxënësit dhe mësuesit që ndihmuan në këtë festë, Ministria e Mbrojtjes dorëzoi disa certifikata mirënjohjeje për shkollat pjesëmarrëse.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska