Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka kërkuar sot nga ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, mbështetjen e qeverisë së vendit në tij në zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit të Ushtrisë në Liqenin e Shkodrës.
 
Pesë ditë nga ngjarja e rëndë, grupi hetimor i asistuar nga specialistë të "Eurocopter" po heton rrethanat që çuan në rrëzimin e helikoterit të FA i cili shkaktoi vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një tjetri.
 
Për shkak se helikopteri EC 145 është prodhim franko-gjerman, ministrja e Mbrojtjes i kërkoi diplomatit të lartë francez, mbështetjen e qeverisë së tij dhe të ekspertëve francezë për zbardhjen e ngjarjes. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com