Kodheli fton të rinjtë: Në shtator
nisin rekrutimet e reja në Ushtri

Kodheli fton të rinjtë: Në shtator<br />nisin rekrutimet e reja në Ushtri
Në vazhdën e takimeve paselektorale, deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ka qënë pjesë e një takimi me banorët e njësisë administrative Zapod.

Kodheli foli për problematikat e dukshme në këtë njësi administrative por vëmendjen të veçantë i kushtoi keqadministrimit të mbeturinave që në këtë zonë është shumë i dukshëm. “Rrugës po vija po shikoja, keni dy si vende që hidhni hedhurinat e komunitetit. Këtu ka bashki, ka dhe njësi administrative, taksat i paguani, plehrat nuk hiqen”.

Situatën e mbeturinave në Zapod ministrja e paralelizoi me situatën në të gjithë Shqipërinë ku përmendi angazhimin e Forcave të Armatosura në pastrimin e territorit të vendit.

Përtej problemit të mbeturinave, Kodheli, në cilësinë e ministres së Mbrojtjes foli edhe për një nga problemet kryesore të shoqrisë, siç është punësimi i të rinjve. Ajo ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura gjatë fazës së re të rekrutimeve të cilat nisin në muajin shtator. 

“Unë kisha vetëm një fjalë me rininë. Po është 18 vjeç dhe ka mbaruar gjimnazin, deri në 26 vjeç vjen në ushtri, mësohet të bëhet ushtarak, futet në rresht, futet në pagesë, futet në trajtim. Ka mundësi të bëjë shkolla brenda, të bëjë shkolla jashtë. Po keni mbaruar gjimnazin, hajdeni në shtator, fillon faza e re, se si bëhet aplikimi, mund ta shihni në faqen e internetit të Ministrisë”.

Gjatë bashkëbisedimit banorët shprehën pakënaqësitë e tyre, ku një nga problemet kryesore ishte mungesa e koshave për të hedhur mbeturinat edhe pse taksa e pastrimit paguhej rregullisht.

Ndarja e pronës dhe dhënia e tapive zinte një vend të rëndësishëm në vëmendjen e banorëve dhe e shprehën këtë problem gjatë dëgjesës. Një zë tjetër solli në vëmendje edhe reformën në administratë, të cilën e vlerësoi si të dytën më të rëndësishme pas reformës në drejtësi dhe u shpreh entuziast për iniciativën e marrë nga qeveria.

Në fund të takimit Kodheli u shpreh mirënjohëse për të gjithë votuesit që ia dhanë votën dhe besimin Partisë Socialiste dhe i falenderoi për rezulatatin spektakolar të arritur në njësinë administrative Zapod.

Takime të këtij lloji kanë si qëllim dëgjimin e problemeve të banorëve të qarkut të Kukësit, përcaktimin e prioriteteve dhe zgjidhjen sa më shpejtë të problematikave që shtrohen.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik