TIRANË – Shqipëria mbetet e palëkundur në vendimin e saj për t’u angazhuar ushtarakisht në Afganistan. Këtë e ka deklaruar sot, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila ndodhet në Mons të Belgjikës për të nënshkruar sëbashku me Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneralin Philip Breedlove, marrëveshjen shtesë të Protokollit të Parisit.
Gjatë takimit, ministrja Kodheli e ka njohur ushtarakun e lartë të NATO-s, Breedlove me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ka theksuar fort, mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për angazhimin e ardhshëm në Afganistan.
Nga ana e tij, gjenerali Breedlove falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për pjesëmarrjen dhe kontributin e forcave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan dhe në Kosovë. Gjithashtu, dy personalitetet biseduan lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Parisit, Kodheli deklaroi:
“Duke nënshkruar Marrëveshjen Plotësuese të Protokollit të Parisit, Shqipëria ndërmerr një tjetër hap përpara integrimit të plotë në NATO, një proces që nisi në vitin 1992 dhe që përfshiu mjaft përpjekje politike, ushtarake dhe juridike.
Mund ta shikojmë me krenari këtë rrugëtim të ndërmarrë së bashku me miqtë dhe aleatët, duke parë atë çka kemi arritur deri më tani. Ne u përballëm me shumë sfida, por ia dolëm me sukses, sepse patëm një vullnet të fortë, angazhim të qëndrueshëm dhe një mbështetje të plotë nga ana e popullit dhe politikës shqiptare, si edhe një përkrahje të sinqertë nga të gjithë aleatët, të cilëve dua t’i them: faleminderit!”, është shprehur ministrja Kodheli.
Protokolli shtesë i Parisit parashikon që Republika e Shqipërisë merr të gjitha masat, përfshirë edhe miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të nevojshëm për krijimin e lehtësirave të nevojshme për aktivitetin normal të Shtabit Aleat. Shtabi Aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Nëse Këshilli i Atlantikut të Veriut do të marrë vendim në të ardhmen për ngritjen e një shtabi, vendi ku do të ndërtohet, do të përzgjidhet nëpërmjet bisedimeve të mëtejshme mes palëve.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO