Kodheli: Kredi të buta për
ushtarakët e legalizim banese

Kodheli: Kredi të buta për<br />ushtarakët e legalizim banese
TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se ministria e saj do të vërë në dispozicion kredi të buta për ushtarakët e pastrehë. Teksa ka folur në Kuvend ku diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm, ajo ka premtuar edhe një qendër për fëmijët autikë të ushtarakëve. “Nga ana tjetër ne do të hapim dhe do të vemë në funksionim dhe një qendër rehabilitimi për fëmijët autikë të ushtarakëve, që do parashikohet të kushtojë 10 milion lekë. Njekohësisht do të fillojë procesi i dhënies së kredive të buta për ushtarakët me probleme strehimi si dhe legalizimi i mjediseve ku ushtaraket jetojnë prej dy dekadash. Përveç kreditimit me shuma të vogla nga burimet që kemi në dispozicion, po identifikohen prona që mund të kthehen në fond banese, ashtu siç po identifikojmë troje apo ndërtesa që në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, me të cilin kemi hedhur hapa konkretë, të mund të zgjidhim përfundimisht problemin e strehimit, një detyrim ky që buron nga statusi i ushtarakut”, tha Kodheli në Kuvend.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën