TIRANË - Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga zv.asistent sekretar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evelin Farkas.

Kjo letër është shoqëruar edhe me një telefonatë e para pak ditëve. Farkas e falenderon ministren Kodheli për punën që po bën në krye të ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve. “Më lejoni t’ju shpreh edhe një herë vlerësimin tim për përkushtimin tuaj të vendosur përkundrejt objektivave tona reciproke, si dhe për dedikimin tuaj ndaj reformave të rëndësishme në fushën e mbrojtjes”, shprehet ndër të tjera Farkas në letrën e saj.

Gjatë bisedës telefonike në 13 dhjetor, zyrtarja amerikane u ndal veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, që ministrja Kodheli dhe qeveria shqiptare po bëjnë, duke garantuar për mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-ve në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)