Kodheli me homologun spanjoll:
Shqipëria promovon stabilitet politik

Kodheli me homologun spanjoll:<br />Shqipëria promovon stabilitet politik
Shqipëria mbështet bashkëpunimin mes vendeve të Rajonit për të promovuar stabilitetin politik.

Kjo ishte kryefjala e bisdimeve mes ministres së Mbrojtjes Mimi kodheli e cila u prit nga homologu i saj spanjoll, Pedro Morenés Eulate.
 
“Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik” u shpreh Kodheli.
 
Përsa i takon çështjeve të mbrojtjes Kodheli shprehu gatishmërinë  e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me politikat e sigurisë dhe mbrojtjes në kufijtë lindorë e jugorë të Aleancës.
 
Kodheli- Eulate theksuan se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk duhet vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe në fushën e trajnimit dhe sigurimit.
 
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e njohu homologun e saj spanjoll me vendimin që Shqipëria ka marrë, duke deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s.
 
Dy homologët garantuan se Shqipëria dhe Spanja do të bashkëpunojnë më tepër në fushën e mbrojtjes, në fushën ekonomike dhe atë kulturore. 
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool