TIRANË - Deputetja e riafirmuar e PS, Mimi Kodheli ka qenë e ftuar sot pasdite në studion e “A1 Report” përballë gazetares, Mira Kazhani. Kodheli ka theksuar se koalicioni i majtë duhet të standardizojë çdo gjë sipas niveleve europiane, duke filluar nga siguria e jetës, e rrugëve, arsimit, shëndetësisë. "Të gjitha këto bëhen të mundura nëse punohet fort, nëse luftohet korrupsioni, kriminaliteti:, ka theksuar ajo. Ajo ka analizuar arsyet pse humbi Berisha, pritshmëritë për situatën ekomonike në vend, varfërinë, qëndrimin e PS ndaj bizneseve të mëdha etj.

NE DUHET TË STANDARDIZOJMË ÇDO GJË SI NË BE
“Ne duhet të standardizojmë çdo gjë sipas niveleve europiane, duke filluar nga siguria e jetës, e rrugëve, arsimit, shëndetësisë. Të gjitha këto bëhen të mundura nëse punohet fort, nëse luftohet korrupsioni, kriminaliteti etj”, ka theksuar Kodheli. Ajo ka analizuar se “kanë kaluar vite dhe Shqipëria është ulur në klasifikimet për korrupsionin, nivelin e demokracisë, liritë e individit dhe në shumë gjëra të tjera, ku duhet të kishim hov”. “Nuk them, se nuk është bërë asgjë, por është bërë shumë pak”, përfundoi argumentin Kodheli.

ILIR METËN E SHOH NË VENDIN E DUHUR
Pyetjes mbi detyrën e re, që pritet të marrë Ilir Meta si kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Mimi Kodheli iu përgjigj se “Metën  shoh në vendin e duhur, pasi Meta është politikan me përvojë, është i ekuilibruar, pasi është në një pozicion që kërkon ekuilibër të mirë mes pozitës dhe opozitës. Kryetar i Kuvendit është pozicion i rëndësishëm në një demokraci parlamentare”, ui shpreh Mimi Kodheli. Mbi formatimin e qeverisë së re Kodheli u pozicionua se “diskutimi për qeverinë i përket liderve të PS dhe LSI”.  

ME RAMËN, TOTALISHT E MUNDSHME TË BËJMË HAPA GJIGANDË
Ajo ka shtuar se Ramën e shoh një kryeministër, të cilin e kam parë në aksion, e kam parë në punë”. Pyetjes se ç’do të thotë punosh me Edi Ramën, Kodheli i është përgjigjur se “është përvojë impresionuese, që lë mbresa”. "E ç’këshillë do t’u jepni atyre që kanë punuar me të? - ka pyetur Mira Kazhani. “Të kenë qëndresë, të jenë vetvetja, të mendojnë mirë orët e gjata në punë”. Kodheli ka shtuar se, kur punonte në bashkinë e Tiranës i ka qëlluar të punojë edhe deri në mesnatë, por ia vlente. "Po të shohim rezultatet në Bashkinë e Tiranës është totalisht e mundshme, që Shqipëria mund të bëjë hapa gjigandë në çdo fushë. Politika duhet të vërë në qendër njeriun; respektin, dinjitetin, që ia sjell puna, për edukimin e tij, mirëqenien e tij. Nëse nuk ndryshojmë mentalitetin dhe nuk vëmë njeriun shqiptar në qendër të politikave tona, nuk do mbërrijmë asgjë”, theksoi Mimi.

BERISHA HUMBI NGA ARROGANCA, KORRUPSIONI, SLOGANET BOSHE
Pyetjes nëse ishte sidomos arroganca ajo që çoi në humbje qeverinë  Berishës, Kodheli i është përgjigjur: “Është arroganca, korrupsioni në çdo zyrë të administratës publike, sloganet boshe”.
 
DUHET TË SHOHIM SA BORXHE NA KA LËNË QEVERIA
Mbi situatën ekonomike në vend, Mimi Kodhelinuk ka ngurruar të përsërisë atë që ka theksuar si shqetësuese edhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, se “duhet të shophim sa borxhe na ka lënë qeveria”. “Kemi vlerësimet, vëzhgimet tona, por nuk e dimë se deri në ç’nivel është situata shumë e keqe e ekonomisë shqptare”. Nëse do të mbahej vëmendja parësore tek borxhi publik apo ai i brendshëm, Mimi Kodheli ka shpjeguar se “nga një marrëveshje e re me FMN dhe BB, do të ulemi për të parë dhe paguar më parë atë borxh, që ka interesat më të larta”. Kodheli ka shtuar se “do duhet kohë për të ulur ritmet e borxhit publik, i lidhur me deficitin, të dhënat negative të 5-mujorit të mosrealizimit të të ardhurave etj”. “Ne të fillojmë të dalim në kuota pozitive, pastaj të fillojmë me investime jo të copëzuara, ku asgjë nuk përfundon nga fillimi në fund”, tha Kodheli.

BIZNESEVE TË MËDHA DO T'U HEQIM TAKSA TË PASHKRUARA NË LETËR
A duhet të jenë të trembur bizneset e mëdha, tani që erdhi PS në pushtet me premtime për më shumë taksa për ta? “Bizneset e mëdha s’duhet të tremben. Ne do u heqim atyre taksa të pashkruara në letër; taksën e korrupsionit, të kohës së humbur të zvarritjeve ndaj tyre”, u përgjigj Mimi Kodheli. Ajo shpjegoi se ka dëgjuar lart e poshtë për abuzime, se nëse fiton PS do sekuestrojë pasuritë e pasanikëve. "Këto janë qesharake, ne s’kemi shpallur luftë ndaj të pasurve”.

JO KAPITALIZËM ME SHUMË TË VARFËR
Pyetjes së Mira Kazhanit, se a do jetë një taksim i ndershëm qoftë edhe për biznesmenët e PS, të cilët mund të lobojnë të mos taksohen, dmth a do jetë gjithçka e pastër për të gjithë,  Kodheli u përgjigj se “nuk ka të bëjë fakti se kemi të pasur brenda PS”. Ajo mbi të gjitha i ka mëshuar rritjes në mënyrë imediate të fuqisë blerëse të njerëzve jo duke i varfëruar ata, për të arritur një konsum normal. “Ne kemi sot 12,3-12,5% vafëri ekstreme dhe 25% të varfër. E kështu kemi ndërtuar kapitalizmin e sa të lumtur jemi?!!! Nuk do të jetë kështu sa kohë filozofia jonë e majtë do ketë rishpërndarje të drejtë të të ardhurave dhe ulje të taksave për ata që jetojnë me rroga.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)