Kodheli:Mos iu trembni Vettingut
nëse s'keni diçka për të fshehu

Kodheli:Mos iu trembni Vettingut<br />nëse s'keni diçka për të fshehu
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një takimi me gratë në Peqin, ka komentuar situatën politike në vend, pikërisht ditën e votimit të ngritjes së komisioneve të Vetting-ut.
 
Në përgjigje të interesit të mediave, Kodheli ka nënvizuar fort se nga Vettingu nuk duhet të trembet askush që ka bërë detyrën e tij dhe nuk ka gjë për të fshehur.
 
Duke nënvizuar faktin se në Ministrinë e Mbrojtjes, gjithkush që punon aty gjëja e parë me të cilën është përballur ka qenë Vettingu.
 
Njëherësh, Kodheli e cilëson një detyrë dhe një borxh për të shkuar dhe votuar më 18 qershor.

Ndërsa për të, qeveria dhe politika ia ka borxh qytetarëve zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të drejta njëherë në katër vite.
 
“Nëse dikush do të mbante ditar, sot do ta quante një ditë e cila do të linte gjurmë në secilin prej nesh, për shkak të nxehtësisë politike që mjedisi shqiptar i ofron sot çdo qytetari dhe padyshim politikës shqiptare.

Ne si politikë dhe si qeverisje ia kemi borxh qytetarëve shqiptarë zgjedhjet një herë në 4 vjet, të lira, të ndershme, të drejta, të pamanipuluara dhe të patransformuara. Kjo është detyra nr.1 e çdo politikani dhe çdo qeverie. Prandaj, ne më 18 Qershor do të shkojmë ballëlartë në zgjedhjet parlamentare për të bërë më të mirën të gjithë bashkë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
 
Do ta bëjmë këtë me besimin se kemi marrë një mandat 4 vjeçar për ta drejtuar këtë vend, po atë mandat i cili finalizohet me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike e të ndershme. Të tilla zgjedhjet nuk i bën një forcë politike, por institucionet përkatëse, i bën Kushtetuta e shkruar në mënyrë të drejtë, i bën gjithkush që në jetën tonë politike e sociale është aktor dhe faktor.
 
Kërkoj mbështetjen tuaj, të jemi të njëzëshëm kur na kërkohet drejtësi, transparencë dhe të jemi të njëzëshëm kur na kërkohet të zbatojmë ‘librin e shenjtë’, Kushtetutën.

Nëse nuk vendosim kështu do ta kemi shumë të vështirë dhe me pikëpyetje të mëdha rrugën drejt Europës.
 
Për Ministrinë e Mbrojtjes apo çdo njeri që punon aty Vettingu është gjëja e parë me të cilën përballen që në momentin që hyjnë në këtë institucion. Sepse Vettingu është i domosdoshëm që ti të mund të punosh brenda këtij institucioni për shkak të natyrës së institucionit.
 
Ndaj shpesh na vjen për të qeshur kur njerëzit tremben nga Vettingu. Tremben ata që kanë diçka për të fshehur, diçka për të mos treguar, tremben ata që kanë bërë padrejtësi në këtë vend, ata që këtë vend e kanë përdorur dhe e kanë parë si mjetin e tyre për të përfituar nga pushteti që njerëzit me votë i kanë dhënë.
 
Nga Vettingu nuk trembet askush që është i pastër dhe kërkon drejtësi e transparencë, nuk trembet askush që kërkon një të ardhme më të mire.
 
Le ta bëjmë Shqipërinë më të mirë duke shkuar në 18 Qershor dhe duke votuar sipas çdo bindje tonën politike dhe sipas bindjes për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe një të ardhme të padiskutueshme drejt BE”,
u shpreh Kodheli.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij