Kodheli në Gjeorgji:Pro anëtarësimit
tuaj në NATO, njihni Kosovën

Kodheli në Gjeorgji:Pro anëtarësimit<br />tuaj në NATO, njihni Kosovën
GJEORGJI- Shqipëria është pro anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO. Këtë qëndrim e ka shprehur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë takimit me homologun Irakli Alasania, në kuadër të vizitës në Gjeorgji. Në takim, të dy homologët diskutuan për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimeve në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe NATO-s.
 
“Ashtu siç e theksova edhe në punimet e komisionit NATO-Gjeorgji vetëm pak ditë më parë, Shqipëria mendon se Gjeorgjia është një partner i rëndësishëm për Aleancën. Angazhimi i Gjeorgjisë në misionet paqeruajtëse të NATO-s është një shenjë e qartë e këtij partneriteti”, tha ministrja Kodheli.
 
Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kodheli tha se mes dy vendeve mund të planifikohen stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, nga të cilat të përfitohen eksperiencat më të mira.
 
Në takimet e zhvilluara me presidentin gjeorgjian Glorgi Margvelashvilli dhe Kryetarin i Parlamentit, David Usupashvil, ministrja Kodheli kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se “shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndërkombëtare”. Sipas ministres Kodheli çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale