POLIÇAN - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka inspektuar sot Kombinatin Ushtarak Mekanik të Poliçanit.
Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes me një komunikatë për shtyp qëllimi i ministres në këtë vizitë ka qenë njohja me rezultatet e arritura në procesin e demontimit të municioneve, si dhe me kushtet e punës dhe problematikat që ka aktualisht në këtë ndërmarrje ushtarake. Informacione që i ka marrë nga drejtori i Kombinatit, Altin Lamçe dhe stafi drejtues.
Ministrja Kodheli u shpreh se Kombinati i Poliçanit është i vetmi burim punësimi për zonën. Ajo kërkoi në mënyrë të vecantë sigurinë e punonjësve dhe sigurinë e të gjithë komunitetit gjatë proceseve që kryehen në këtë uzinë. Po kështu, ministrja Kodheli la mjaft detyra për vijimin e procesit të demontimit dhe për përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e tij. Gjithashtu, Kodheli kërkoi një raport të detajuar mbi masat që duhen marrë për të ulur ndotjen e mjedisit.
Po sot, ministrja e Mbrojtjes, ka inspektuar edhe Batalionin e Tretë të Forcave Tokësore në Poshnje të Beratit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com