Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është nisur për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që do të zhvillohet në selinë e NATO-s, Bruksel, në datat 10-11 shkurt 2016.

Diskutimet gjatë këtij takimi, do të fokusohen në aspekte të rëndësishme të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Gjatë punimeve dyditore, ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë dhe marrin vendime mbi frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e Aleancës, Planin e Veprimit të Gatishmërisë (RAP), zhvillimin e kapaciteteve, rritjen e bashkëpunimit me vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, në veçanti me Bashkimin Europian, etj.

Gjithashtu, Kodheli do të jetë pjesë e diskutimeve në formatin e Komisionit NATO-Gjeorgji (NGC), ku do të adresohet ndër të tjerash, implementimi i paketës thelbësore NATO-Gjeorgji.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)