Gjatë diskutimit të “Planit afatgjatë për zhvillimin e Forcave të Armatosura 2016-2025”, ministrja Kodheli u shpreh se pajisja e përgjimit e blerë gjatë kohës që në pushtet ishin të djathtët, ka përgjuar deputetët e opozitës së asaj kohe.
“Ai aparat s’u përdor kurrë për qëllime ushtarake. Po, jemi përgjuar në opozitë, është blerë vetëm për atë qëllim. Z.Dogjani, ju e dini mirë, sepse e kemi ngritur së bashku shqetësimin atëherë”, u shpreh Kodheli.
ër nënkryetarin demokrat të komisionit parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka, deklaratat e Kodhelit nuk janë të bazuara në fakte. Ai akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se i ka dhënë tenderin e mirëmbajtjes së radarëve një “dyqani celularësh”, duke hedhur dyshime për korrupsion.
Akuza të cilat u hodhën poshtë nga Kodheli, e cila u shpreh se e njëjta kompani nënshkruan kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes prej vitit 2004, si dhe edhe gjatë qeverisjes së demokratëve.
Debatet gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar të Sigurisë
Spartak Braho: T'i përmbahemi rendit të ditës. Kush do të flasë për çështje të tjera, të dalë në konferencë për shtyp.
Mimi Kodheli: Shqipërisë i vijnë rreziqe nga më shumë se një drejtim. Është një nga dokumentet më të rëndësishme që ky parlament do të miratojë.
Flamur Noka: Ti Spartak e ke nga profesioni i vjetër këtë paragjykimin...
Spartak Braho: Profesioni im i vjetër është akoma në fuqi edhe sot.
Flamur Noka: Rreziku i vetë i Shqipërisë sot janë krimi dhe korrupsioni. Se t’i japësh tenderin një kompanie që shet celularët është t’i japësh visto avionëve të drogës mbi hapësirën ajrore shqiptare. Plani afatgjatë duhet të ishte konsultuar me Presidentin. E keni bërë një gjë të tillë? Buxheti duhet të ketë 1.8 derri 2%, ju e keni 0.5%.
(Ndërhyn Arben Çuko)
Flamur Noka: Ju e keni marrë rr6kullimën, jeni bërë si ai që po e ha ujku dhe thotë ishallah jam në ëndërr.
Mimi Kodheli: Përgjigjet nga presidenti kanë ardhur vetëm në një formë: “presidenti shprehet me dekret”. Këto kanë qenë përgjigjet nga korrespondencat me Presidentin. Ashtu siç kemi ftuar edhe deputetët, edhe ju përfaqësues të opozitës. Kam sjellë ftesë në komisionin e sigurisë për konsultime.
Flamur Noka: Ne s’na ka ardhur asnjë ftesë. Ndoshta i fshehin Spartaku me Pirron. Plani s’është konsultuar me ne.
Mimi Kodheli: Sipas samitit të Uellsit, vendet anëtare do ta çojnë buxhetin 2% deri në 2020. Ka dhe vende të tjera të NATO-s që e kanë më të ulët buxhetin se sa Shqipëria.
Flamur Noka: Thatë rreziku që i kanoset Shqipëisë, por rreziku mbetet krimi dhe korrupsioni.
Mimi Kodheli: Radarët e tokës mos i ngatërro me radarëte detit. Kompania është e njëjta që në 2011 ka firmosur kontratë për mirëmbajtjen e radarëve. Pra, gjithmonë ky “dyqani i celularëvë”, e ka bërë që prej 2004, por z. Noka, besomëni, në 2 vjet nuk ka punuar pas 2011 asnjë prej radarëve që vegjëlojnë detin. Ditën që unë jam bërë Ministre e Mbrojtjes kanë qenë të fikur. “Dyqani i celularëve” ka që nga 2004 që ka kontrata të rregullta me MM, që vazhdon të mirëmbajë sistemin e radarëve. Është lehtësisht e verifikueshme përmes kontratave.
Paulin Sterkaj: A ka mundësi të mos e kthejmë në seancë debat?
Flamur Noka: Meqë qenka kjo “kompani celularësh” që ka marrë radarët, sa kohë kanë punuar radarët, se ka indice që s’kanë punuar prej kohësh?
Mimi kodheli: Kontrollohet e gjithë hapësira detare.
Flamur Noka: Po të kishin punuar, do kishin kapur ndonjë prej avionëve.
Mimi Kodheli: Mos ngatërroni radarët e detit që kontrollojnë anijet, me radarët e tokës që kontrollojnë hapësirën ajrore për avionët.
Asllan Dogjani: Janë konstatuar 2 raste të avionëve me drogë mbi hapësirën shqiptare, një në Divjakë dhe tjetri i kapur në Itali. Nisen skafe me drogë drejt Italisë. Në këtë planin afatgjatë, a keni kapacitetet e duhura për të kontrolluar hapësirat ajrore dhe detare? Dëgjova që Shqipërisë i kanoset një rrezik i madh. Nga kush kërcënohet Shqipëria, rrezik i brendshëm apo i jashtëm?
Mimi Kodheli: Radarët s’kanë punuar sepse MM s’ishte në gjendje të tenderonte, s’kishte bërë kontrata për 2012 dhe 2013.
Xhemal Qefalia: I harxhuan lekët për të blerë pajisjen e përgjimit.
Mimi Kodheli: Po, ndoshta po. Keni të drejtë.
Asllan Dogjani: Na thoni pra, jemi përgjuar apo jo?
Mimi Kodheli: Ai aparat s’u përdor kurrë për qëllime ushtarake. Po, jemi përgjuar në opozitë, është blerë vetëm për atë qëllim. Z.Dogjani, ju e dini mirë, sepse e kemi ngritur së bashku shqetësimin atëherë.
Flamur Noka: Jo jo, një minutë, gjykimi dhe konstatimi pa fakte s’pranohet. S’të lejohet si ministre, mos jep opinione si qytetare, se s’ke fakte.
Mimi Kodheli, Dogjanit: Këto pyetje janë kompetencë e një tjetër dikasteri.
Flamur Noka: T’i të paktën vjen këtu, por ai tjetri, (Saimir Tahiri) s’guxon të vijë, është shpallur person në kërkim.
Paulin Sterkaj: A ka mundësi ta mbyllni këtë çështje se kemi dhe të tjera angazhime...Ka rënë zjarri në Kelmend dhe duhet të jem atje.
Flamur Noka: Emëruat komandant të forcave detare një shef logjistike. Plani që keni sjellë këtu nuk është konsultuar me Presidentin, përfaqësuesit e opozitës dhe grupet e interesit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)