Kodheli prezanton kandidatët:Veriu
do votojë për Shqipërinë që duam

Kodheli prezanton kandidatët:Veriu<br />do votojë për Shqipërinë që duam
E deleguara e kryesisë së PS dhe kryesuese e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ishte sot për të prezantuar kandidatët e këtij qarku për deputetë. Fillimisht në qytetin e Kukësit, Kodheli prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për këtë zonë Safet Gjici.
 
Në fjalën e saj Kodheli u shpreh e nderuar që është pjesë e listës së këtij qarku me histori, bujari, njerëz të mençur dhe trima të besës siç i cilësoi ajo kuksianët, hasjanët dhe tropojanët. Kodheli, e cila kryeson listën e PS në qarkun e Kukësit, shprehu mirënjohjen dhe përgjegjësinë e saj për lidershipin dhe kryesinë e Partisë Socialiste, për besimin e dhënë për drejtimin e një qarku me ‘domain’ të djathtë. Ajo u shpreh e bindur se qytetarët e këtij qarku, ashtu si e gjithë, Shqipëria do të dinë të zgjedhin për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë që duam, me punë, shtet dhe mirëqenie.
 
Ndërsa ka garantuar se do të jetë një ndihmesë, një shtytëse, kërkuese pranë qeverisë për zgjidhjen e kërkesave dhe nevojave që qytetarët kanë.
 
Ndërsa Gjici në fjalën e tij u shpreh se do të punojë fort që në Kukës të rriten investimet e qeverisë si dhe do të hapen më shume vende pune. Kandidati për deputet Gjici u shpreh i bindur se fitorja e këtij viti do të jetë e jashtëzakonshme.
 
"Si ogurin e parë të mirë të kësaj fushate, kemi faktin që Ministren Kodheli nga një tifoze e përhershme e Partizonit, e kthyem në tifoze të Kukësit", ka deklaruar Gjici.
 
Mimi Kodheli ndaloi dhe në bashkinë e Hasit për të prezantuar kandidatin socialist Agron Geca. Duke iu referua mjekut Geca, Kodheli u shpreh se “vlerat dhe kontributi i dhënë prej tij për komunitetin hasjan janë të mëdha”.
 
Ndërsa vetë kandidati Geca e cilësoi nder dhe privilegj përfaqësimin e hasjanëve në Kuvend.
Ai tha se “investimet e bëra nga qeveria në këtë zonë janë të konsiderueshme por ne s’do ti lëmë me kaq. Në do të punojmë fort”, vijoi Geca,- “për të prezantuar projekte dhe për të thithur më shume fonde, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur mirëqenien tonë”.

[gallery]22146[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim