Kodheli: Sali Berisha të kam
lënë Zotin, robi s’meret me ty

Kodheli: Sali Berisha të kam<br />lënë Zotin, robi s’meret me ty
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili hedh dyshimin në Facebook se helikopteri i Forcave të Armatosura rrëzuar dje në uëjrat e Liqenit të Shkdorës, po transportonte mermer për në rezidencën e ministres në Vermosh.

Kodheli shkruan në një postim të sajin në Facebook, se "partia e baltës" siç ajo e quan duke iu referuar PD-së, po hedh baltë mbi dy viktimat.

"Eshte e frikshme qe pa u varrosur ende dy djemte qe humben tragjikisht jeten ne aksidentin e djeshem, politika e hienave u versul te shqyeje te vdekurit per te ushqyer partine e baltes! Pa u thare ende boja e letres se ngushellimit qe kapot e partise se baltes u derguan familjareve te dy sherbetoreve besnike te shtetit, kapot dhe vrasesit e tyre me pagese te se vertetes, u versulen te hedhin balte mbi viktimat. Ka nje shprehje populli per rastin kur te vine perballe krijesa te tilla te erresires: Te kam lene Zotin se me ty s'merret dot robi! Ndersa per keto hiena politike une mund te them vetem se i'a kemi lene popullit sovran te shohe te degjoje e te gjykoje per ta! Dhe jam e bindur qe edhe me keq do t'i gjykoje se c'i gjykoi ne 2013 e ne 2015!Qershori i ardhshem do te shpagoje me voten e popullit gjithe balten e tyre te neveritshme!", shkruan Kodheli.

Ndërkohë pas deklaratës së Berishës dhe videos së publikuar nga një portal online  sipas të cilit helikopteri i FA, ka ndaluar në Han të Hotit për të marrë diçka para se të rrëzohej, ka reaguar edhe portali qeveritar Transparenca.al.

Sipas portalit qeveritar, helikopteri EC 145 me numër anësor 637 që pretendohet se është ulur në Han të Hotit, është me përmasa më të mëdha dhe pa shenja dalluese të Forcës së Armatosur. Po ashtu shkruan Transparenca.al në reagimin e saj, helikopteri në video është i pajisur me rrota, kur ai i FA është me asistemin me slitë.
 
Për helikopterin e Forcave të Armatosura:

Lidhur me pretendimet e artikullit të portalit syri.net dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sqarojmë se helikopteri EC 145 me numër anësor 637, në orën në të cilën portali pretendon se është ulur në doganën e Hanit të Hotit, ka qenë në një fluturim të planifikuar në jug të Shqipërisë, fluturim të nisur në orën 09:10 të mëngjesit të ditës së djeshme me itinerarin,  Farkë-Belsh- Gllavë- Tepelenë- Skerficë -Butrint- Ksamil- Sarandë- Llogara- Akerni- Lushnje, e në fund është ulur pa problem në bazën e Farkës.

Ndërkaq, siç është thënë më herët, helikopteri është nisur nga Farka në orën 12:10 dhe po kryente fluturim rutinë stërvitor rikonjicioni, sipas planit të fluturimit të bazës ajrore Farkë, në intenerarin Farkë-Tujan-Qafë Murr-Qafë buall-Shupenzë-Peshkopi-Kukës-Qafë Luzhë-Qafë Valbonë-Vermosh-Rapstarje-Koplik-Shkodër-Farkë.

Helikopteri i shfaqur në videon e portalit syri.net është civil, me përmasa më të mëdha dhe pa shenja dalluese të Forcës së Armatosur. Në këtë video gjithashtu dallohet qartësisht se helikopteri është i pajisur me rrota.

Ndërkohë që asnjë helikopter i FA-ve nuk është i pajisur me rrota, por janë të pajisur me sistemin me slitë. Sa më sipër aludimet e portalit syri.net janë të pavërteta dhe për më tepër dashakeqe. Ftojmë median të distancohet nga abuzimet që nuk ndalen as përpara humbjes së jetës së dy pilotëve të Forcave të Armatosura në krye të detyrës.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?