BUDVA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe në realizimin e reformës në Forcat e Armatosura. Ka qenë kjo mbështetja që ka marrë ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli nga Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, gjatë takimit të zhvilluar në Malin e Zi. Në vizitën e saj në Budva në kuadër të forumit "To be secure", ministrja Kodheli është takuar edhe me homologen Milica Pejanoviç.
Në përfundim të forumit, ministrja Kodheli ka shkruar në rrjetin social “Facebook” përshtypjet nga takimet e zhvilluara në Budva, dhe për mbështetjen e ofruar nga ndërkombëtarët.
“Të dashur miq,
sapo u ktheva nga forumi "To be secure", në Budva te Malit të Zi. Pata mundësinë të takoja homologen time znj. Milica Pejanovic. Por edhe drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Jonathan Moore. Mora mbështetjen e SHBA-ve për reformat në fushën e mbrojtjes, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në FA. Z. Moore më shprehu keqardhjen e tij mbi sjelljen e opozitës pak ditë para vendimit për statusin. "Mesazhet tona i kemi thënë dhe në Tiranë, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër, por nuk kanë dashur t'i dëgjojnë", u shpreh jo pa shqetësim aleati ynë. "Qeveria ka gjithë mbështetjen tonë në reformat që po ndërmerr"”, shkruan ministrja Kodheli.

(Foto/ Takimi i ministres Mimi Kodheli me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, Jonathan Moore, në Budva)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com