Kodheli shpallet "qytetare nderi" e 
Drenasit: Më tepër se e nderua

Kodheli shpallet "qytetare nderi" e <br />Drenasit: Më tepër se e nderua
Për kontributin e saj, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është shpallur qytetare nderi e komunës së Drenasit në Kosovë.
 
Vendimi u mor nga Kuvendi komunal i Drenasit me propozim të kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci. Pas dorëzimit të titullit, ministrja Kodheli i shpreh se ndihet më tepër se e vlerësuar.
 
Ajo u shpreh se thjesht, ka bërë detyrën që çdo shqiptar do të bënte.
 
"Më shumë se e nderuar për vlerësimin e komunës së Drenasit, si qytetare nderi e asaj komune.
Falenderim e mirënjohje për kryetarin Ramiz Lladrovci dhe anëtarët e asamblesë, për vlerësimin ndaj kontributit tim. Unë thjesht kam bërë atë që çdo shqiptar do të bënte; detyrën ndaj Drenasit, Drenicës e Kosovës"
, tha Kodheli.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare