Kodheli shpërndan ndihma për
disa familje në nevojë në Klos

Kodheli shpërndan ndihma për<br />disa familje në nevojë në Klos
Në vijim të shpërndarjes së ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli vizitoi disa familje në nevojë në Bashkinë e Klosit ku shpërndau pako me ndihma ushqimore.

Ajo gjithashtu premtoi ndihmë shëndetësore për pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë.

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli u ndal këtë të martë në Bashkinë e Klosit, duke ndihmuar tre familje në nevojë.

Kjo është familja e Dritan Çollakut në Bashkinë e Klosit, i cili ka djalin e sëmurë me sëmundjen Parkinson. Kodheli iu përgjigj pozitivisht apelit të vajzës së vogël të kësaj familje për ndihmë.

Ndalesa tjetër ishte në familjen e Nerum Kurtit në Klos ku u shpërndanë ndihma.

Ministrja e mbrojtjes Kodheli tha se Forcat e Armatosura po u vijnë në ndihmë banorëve në të gjitha anët e Shqipërisë nga toka apo nga ajri.

Edhe në fshatin Lis të Matit u ndanë ndihma per disa familje te varfra.

Pas vizitave në këto familje, ministrja Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe transportimin e ndihmave me helikopter në zonat më të thella të vendit, duke u ndalur veçanërisht në qarkun e Dibrës.

Forcat e Armatosura kanë qenë që nga Xibra, fshati Ketë, me ndihma të cilat i kanë transportuar qoftë nga ajri qoftë në rrugë tokësore. Kanë qenë prezentë në fshatin Lis pranë Bashkisë Klos për sa i përket disa orendive shtëpiake. Jemi bashkërisht me to duke shpërndarë ndihma ushqimore në familjet në nevojë. E bëjmë këtë përtej angazhimit tonë në emergjenca, e bëjmë këtë përtej angazhimeve tona kushtetuese. Ndaj dua t’i falenderoj edhe njëherë për gjithë angazhimin e tyre kushtetues, por edhe njerëzor në ndihmë të familjeve në nevojë”- u shpreh ministrja Kodheli.

Ashtu siç u shpreh edhe vetë ministrja Kodheli, angazhimi dhe kontributi i Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të zonave të izoluara dhe atyre në nevojë, do të vijojë në të gjithë vendin.

[gallery]20617[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar