Kodheli: Shumë shpejt Kukësin
e kthejmë në qendër shkollimi

Kodheli: Shumë shpejt Kukësin<br />e kthejmë në qendër shkollimi
Kryesuesja e listës së kandidatëve të PS për qarkun e Kukësit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Mimi Kodheli bashkë me kandidatin Safet Gjici zhvilloi një takim elektoral me banorët e lagjeve nr. 4, 5 dhe Zabel.
 
Në fjalën e saj në këtë takim, Kodheli u shpreh se ndjehem mjaft mirë në Kukës, pavarësisht se ka nevojë akoma për të bërë shumë gjëra.
 
“Gjëja që më bën më shumë përshtypje, duke parë këtë mjedis nga këndvështrimi i jabanxheshe, sepse ju i prisni mirë jabanxhijtë, janë tre gjëra: Shikoj një rini të jashtëzakonshme, të bukur fizikisht dhe mendërisht, por jo domosdoshmërish mjaftueshëm me shpresë. Këtu realisht ka gra të hekurta që mbështesim burrat e fortë dhe të hekurt të Kukësit. Shikoj dhe një brez që i ka dhënë shumë këtij qyteti dhe Shqipërisë me mençurinë, dijen, eksperiencën dhe bujarinë dhe që mbetet pezmatuar, sot që flasim mbase nuk i dëgjohet zëri mjaftueshëm, nuk ka menduar se del në pension dhe duhet të shikojë dhe kërkojë nga ata që i mbajnë. Është bukur që të vijë një ditë dhe fëmijët të demonstrojnë sesa shumë i respektojnë prindërit për punën që kanë bërë në jetë, që burrat dhe gratë me thinja në kokë kanë dhënë për shoqërinë do duhet të trajtoheshin ndryshe, më mirë dhe më me respekt”, tha Kodheli.
 
Njëherësh nuk ka munguar që të të shprehet se Kukësi ka nevojë të mos vuajë për shërbimet bazë, të cilat duhej të ishin realizuar dekada më parë.

“Gjëja që më bën përshtypje dhe që shikoj nga apartamenti ku rri, është që ka tre gjëra blu në Kukës, që nuk janë këto ngjyrat e partisë opozitare, por që janë: liqeni, qielli dhe depozitat. Si mund ky vend që ka burime të jashtëzakonshme ujore  të vuajë për ujë? Keqmenaxhimi dhe abuzimi”, është shprehur Kodheli.
 
Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS ka vlerësuar punën katër vjeçare të qeverisjes së Ramës.
 
“Kemi bërë investime dhe nuk kemi parë nëse Kukësi drejtohet nga ngjyra blu apo vjolë dhe këtë e kemi treguar në të gjitha qytetet që nuk menaxhohen nga socialistët”, tha Kodheli.
 
Për të cilën Kuvendi i ardhshëm dhe përfaqësimi i Kukësit në legjislativ do të ketë shumë përparësi.
 
“Ka dy avantazhe kjo listë emërore, Safeti është një person që vjen nga biznesi dhe të mbijetosh në një xhungël të ekonomisë së tregut që, siç është Shqipëria. Dhe modestisht kam qenë gjatë shumë vite në krah të Edi Ramës, i cili ka demonstruar dhe vazhdon të demonstrojë bindjen që, Shqipëria bëhet dhe që vjen dita që Shqipëria e nesërme është ajo që duam dhe që ëndërrojmë”, tha Kodheli.
 
Duke u ndalur tek marrëveshja PS-PD, Kodheli u shpreh se gjithçka është bërë në funksion të procesit të integrimit dhe të pastrimit të gjithë sistemit të drejtësisë, një proces i cili nuk do të ndalet pasi shtron rrugën për hapjen e negociatave me BE.
 
Duke iu rikthyer investimeve për qarkun e Kukësit, Kodheli ka nënvizuar se do t’i bëhen propozime qeverisë, edhe për disa investime në sportin, në të cilin ekipi i futbollit i ka bërë krenarë të gjithë kuksianët me fitimin e titullit kampion i Shqipërisë, 87 vite pas themelimit të klubit.
 
“Kjo do ta ndihmojë ekipin dhe presidenti e klubit të mund të marrë më shumë investime për stadiumin, për të ngritur një akademi, një shkollë futbolli dhe sigurisht që kjo gjeneron të ardhura edhe për bizneset e tjera”, tha Kodheli.
 
Njëherësh një projekt ambicioz për qarkun e Kukësit dhe më gjerë është dhe risjellja e një institucioni të shkollimit të lartë.
 
Po diskutonim sot me ish-rektorin e Universitetit të Kukësit, profesor Mexhitin. Kjo është hera e parë që e them, ne do ngremë një projekt konkret për të risjellë në Kukës një institucion të shkollimit të arsimit të lartë. Do ta fillojmë me një kolegj, dhe më pas duke plotësuar kushtet do të mundësojmë atë që Kukësi dhe ky rajon meriton, që të bëhemi një qendër e shkollimit jo vetëm për qarkun, por pse jo dhe për Prizrenin, Gjakovën, Dibrën e kështu me radhë”, deklaroi Kodheli.
 
Investimet në rrugë, infrastrukturë dhe ujësjellës kanë qenë disa nga projektet ambicioze që janë prezantuar në këtë takim me banorët e këtyre lagjeve të Kukësit, ndërkohë që Kodheli ka dhënë garancinë se e mban fjalën për gjithçka premton.
 
Në përfundim të fjalës së saj, Kodheli u shpreh se “nuk mund të jetë Kukësi në fund të listës së ardhurave për frymë të republikës, megjithë këto bukuri, mençuri dhe begati që ka”.
 
“Duhet ta ngremë aty ku e meriton. Do ta bëjmë këtë gjë me patjetër, sepse ne do të vazhdojmë të qeverisim dhe t’i shtyjmë përpara të gjitha projektet e lëna përgjysmë deri më tani, sepse e duam Kukësin, Hasin, Tropojën e gjithë Shqipërinë të jetë më e mirë. Unë do ta bëj këtë gjë, me zemër të madhe, me mëndje të ndritur, por edhe me mbështetjen tuaj të gjerë”, përfundoi Kodheli.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024