Në një status në Facebook, ajo ka vlerësuar kontributin dhe profesionalizimin e 40 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, polumbarët e Policisë dhe ushtrisë si dhe ekspertët e huaj.
Gjithashtu, Kodheli thekson se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit.
Deklarata e plotë e Kodhelit
"Falënderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin 40 pjesëtarët e FA, polumbarët e RENEA-s dhe Forcës Detare, Policinë e Shtetit, ekspertët e "Eurocopter" dhe ata amerikanë, bashkëpunimi i të cilëve bëri të mundur nxjerrjen e trupit të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës.
Ministria e Mbrojtjes, unë personalisht dhe Prokuroria, të cilën gjithashtu gjej rastin ta falenderoj, mbetemi maksimalisht të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit", shprehet Kodheli.