Kodheli takim me banorët në Kukës
do të përfundojmë çdo reformë të nisu

Kodheli takim me banorët në Kukës<br />do të përfundojmë çdo reformë të nisu
Kryesuesja e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, në zgjedhjet e 18 Qershorit, Mimi Kodheli, e shoqëruar edhe nga kandidati për deputet, Safet Gjici zhvilloi takime elektorale me banorë të fshatrave Bardhoc dhe Shtiqen.

Gjatë takimit të mbajtur në Bardhoc, Kodheli vuri në dukje se kjo zonë është lënë pas dore për vite me radhë, madje dhe nga ata që janë nga këto treva dhe se do mbeshtesnin zhvillimin e tyre.
 
“Por kjo mbështetje ishte thjesht klanore, abuzive dhe jo ajo që të gjithë kishin nevojë”, u shpreh Kodheli.
 
Ndërkohë përsa i përket ndërtimit të rrugës së Kombit ajo theksoi se për të ndërtuar këtë vepër u mor një kredi me interesat nga më të lartat, ndërsa rruga, pa projekt fillestar, ka mbetur pa mbikalim.
 
Kodheli dhe Gjici premtuan ndërtimin e mbikalimit për banorët e kësaj zone. Në vijim të fjalës së saj i kërkoi elektoratit që t’i japin edhe një shans qeverisë “Rama” për të cuar deri në fund reformat e nisura.
 
Duke u ndalur edhe tek bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja, Kodheli theksoi disa nga arsyet se përsë kreu aktual i opozitës nuk duhet të qeverisë vendin.
 
 
“Një herë ka pasur gisht në Rrugën e Kombit dhe i ka mbi kurriz nja 250 milionë euro. Ka qenë pese ditë ministër i Jashtëm dhe ia fali çerekun e detit komshinjve, ka qenë 10 ditë ditë ministër i Brendshëm dhe i ka vrarë katër burra me duar në xhepa në shesh. Zoti e ndihmoftë këtë djalin deri në fund të karrierës së vet politike, por ky nuk e meriton ta drejtojë Shqipërinë as sot as nesër”, u shpreh Kodheli.
 
Ndërsa kandidati për deputet në këtë qark, Safet Gjici,tha se kësaj radhe jemi duke kërkuar vota në shumicë që ti përkthejmë në investime në shumicë, të sistemojmë rrugët, kanalizimet,të bëjme shkolla të reja.
 
Ai tha se së bashku me Kodhelin do të bëjë atë që nuk është bërë për 25 vite me radhë në qarkun Kukës.

Më tej Gjici vuri ne dukje se gjatë mandatit të parë qeveria ‘Rama’ ka investuar 42 milionë euro në këtë qark. Ndërsa në takimin me banorët e fshatit Shtiqën, Kodheli u shpreh se nëse qeveria e kaluar do të kishte vazhduar edhe dy tre muaj, Shqipëria, në aspektin financiar, do të shembej si një kështjellë rëre, më keq se në vitin 1997.
 
Në Ministrinë e Mbrojtjes gjeta 16 milionë euro borxhe për fatura të papaguara që nga viti 2008, ndërkohë 16 milionë euro është investimi për një vit për gjithë Ushtrinë”, deklaroi ajo.
 
Në përfundim të takimit, Kodheli i premtoi banorëve të këtij fshati se një nga problemet që do të zgjidhet është edhe ai i tapive të tokave. Dhe për këtë kjo mazhorancë ka dhënë prova se e zgjidh me ndershmëri dhe me drejtësi.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut