Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë ku po merr pjesë, ka zhvilluar disa takime dypalëshe me homologë dhe personalitete të njohur. Kështu, ajo zhvilloi një takim me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Michhael Fallon. Gjatë këtij takimi dy homologet diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe projektet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes.
Ministrja Kodheli vlerësoi maksimalisht mbështetjen që Britania e Madhe jep në edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptarë.
Sekretari Britanik i Mbrojtjes Fallon i konfirmoi ministres Kodheli qe Forcat e Armatosura Britanike do të vijojnë me stërvitje të përbashkëta në territorin shqiptar. Stërvitja “Albanian Lion” do të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti dhe do t’i shërbejë rritjes së ndërveprueshmërisë mes dy forcave tona të armatosura.
Ministrja Kodheli gjithashtu zhvilloi një takim me asistentsekretaren e Mbrojtjes të SHBA-ve për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, znj. Elissa Slotkin. Ministrja Kodheli e falënderoi asistentsekretaren për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Forcave të Aarmatosura Shqiptare.
Asistentsekretarja e Mbrojtjes amerikane, znj.Elissa Slotkin, ritheksoi rëndësinë që qeveria amerikane i ka dhënë dhurimit të paisjeve ushtarake që Shqiperia ka bërë për peshmergat në luftën kundër të ashtuquajturit shtet islamik.
Gjatë punimeve të Konferencës se 52-të të Sigurisë në Mynih, znj. Kodheli zhvilloi një takim të veçantë pune edhe me ministren e Mbrojtjes të Italisë, znj.Roberta Pinotti. Te dy autoritetet theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes forcave të armatosura.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.8%
-
E Komitetit Olimpik
12.9%
-
E qeverisë
3.3%
Vota total: 7452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katër infeksionet e verës që ‘kërcënojnë’ pushimet tuaja! Ja mënyrat e thjeshta si t’i kaloni
12 Gusht, 22:53
-
Vlorë/ Zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë! Shoqërohen disa persona në polici
12 Gusht, 22:52
-
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
12 Gusht, 22:17
-
Manchester United bën goditjen e dyfishtë në merkato, transferon nga Bayerni mbrojtësit De Ligt dhe Mazraoui
12 Gusht, 22:06
-
'Të moshuarit i lidhnin', ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat
12 Gusht, 21:59
-
Lushnjë/ Zjarri përfshin masivin pyjor të Lekajt, digjen 5 ha me shkurre dhe pisha! Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
12 Gusht, 21:52
-
Fat i jashtëzakonshëm! 3 shenjat e Horoskopit që mund të rriskojnë pa frikë deri më 18 gusht
12 Gusht, 21:52
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht, 21:47
-
Rrugëtimi politik i oligarkut misterioz, që në Parlament shkon me karvan makinash e badigardë të shumtë
12 Gusht, 21:46
-
VIDEO/ Meta nuk i ndahet jetës 'baritore', kësaj here shtrihet mbi bar duke ngrënë boronica
12 Gusht, 21:42
-
INSTAT: Ulen lindjet për 3 mujorin e dytë të vitit 2024, rriten vdekjet! Korça me numrin më të lartë të vdekshmërisë
12 Gusht, 21:39
-
Vjosa Osmani takon ambasadorin e SHBA-së, diskutojnë për sigurinë dhe zgjedhjet e reja
12 Gusht, 21:33