TIRANË - Ministria Mimi Kodheli ka pritur sot në zyrën e saj gjeneralin amerikan, Michael Cunnif, i cili shoqërohej dhe nga ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Ky takim, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të New Jersey, komandant i të cilës është gjeneral brigade, Michael Cunnif.
Kodheli e falenderoi gjeneralin në emër të qeverisë shqiptare dhe në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes për kontributin e dhënë për Forcat tona të Armatosura.
Kodheli theksoi se “bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey është shumë i rëndësishëm për FA-në dhe përgatitjen e oficerëve tanë. Me arritjen e marrëveshjes së fundit me Gardën Kombëtare të Neë Jersy-t u kontretizua edhe bashkëpunimi në kuadër të State Partnership, një program shumë i rëndësishëm për ne, por edhe për palën amerikane jo vetëm si i pari i këtij lloji, por edhe për faktin se ky program krijon një model të ri bashkëpunimi, i cili padyshim do ketë efekte pozitive në tërë ecurinë modernizimit dhe arritjes së standardeve bashkëkohore për Forcat tona të Armatosura”, u shpreh Kodheli.
Gjeneral Cunnif nga ana e tij, garantoi ministren për vazhdimin e programit të edukimit dhe rëndësisë që ka ai për FA-në. Ambasadori Arvizunga ana e tij vlerësoi punën e ministres Kodheli në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit, profesionalizimi në drejtimin e FA, bashkëpunimin me parlamentin dhe të gjithë institucionet.
Sipas ambasadorit, ky është një shembull i mirë edhe për institucionet e tjera. Ndërsa ministria Kodheli e garantoi ambasadorin Arvizu se ajo vetë dhe qeveria shqiptare ka vullnetin e plotë politik për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kodheli tha se mbetet e vendosur dhe garanton se në Ministrinë e Mbrojtjes “nuk do të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur me qeverinë e mëparshme dhe pikërisht për këtë arsye. Bashkëpunimi me Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka qenë i ngushtë, duke i bërë pjesë të çdo aktiviteti të këtij institucioni”.
Gjeneral Brigade Cunnif pati një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneral major Jeronim Bazo.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com