Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë dje në Durrës ku është takuar me komandantin e destrojerit amerikan. Në profilin e saj në rrjetin social "Facebook" ministrja e Mbrojtjes flet për këtë takim, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe fotot që tregojnë momentet më të bukura të kësaj vizite dhe takimet e realizuara.
“Bashkë me shefin e Shtabit dhe ambasadorin amerikan vizituam destrojerin amerikan USS Donald Cook me ftesë të komandantit të tij, kapitenit të Rangut të Parë Scot A. Jones në Durrës”, shkruan ministrja e Mbrojtjes në rrjetin social "Facebook".
Ndërkohë që në fotot e publikuara jepet takimi me kapitenin e rangut të parë Jones, në prezencë dhe të shefit të Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneral major Jeronim Bazo.
/Shqiptarja.com