Në kuadër të ditës së krijimit të Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), si dhe të përmbylljes së projektit për modernizimin e infrastrukturës së saj, u zhvillua sot aktiviteti “Ditë e Hapur në QBO”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i ambienteve të reja dhe i demonstrimit të disa veprimtarive të QBO-së, si pjesë e misionit të saj.
Në aktivitet morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantë forcash, si dhe drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm.
Fjalën hapëse e mbajti komandanti i QBO-së, kolonel Ahmet Leka i cili i njohu pjesëmarrësit me historikun, misionin, organizimin dhe përgjegjësitë kryesore të kësaj qendre.
Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo, shpjegoi veprimtarinë e kësaj qendre edhe në rastet e përkeqësimit dhe përshkallëzimit, gjatë së cilave rrjedhimisht rritet edhe niveli i komandimit.
Kodheli falënderoi personelin e kësaj qendre për punën dhe ndihmën që ata kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të funksionimit, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të saj me institucionet e tjera.
Kodheli foli gjithashtu edhe për ndryshimet dhe investimet që janë bërë në me qëllim funksionimin sa më efikas të qendrës.
Për të pranishmit u bë testimi i komandim - kontrollit (C2) nëpërmjet zhvillimit të një VTC-je (videotelekonference) në kohë reale me forcat kryesore.
Zgjidhja e një detyre (situatë) në rast emergjence civile, ishte programi në vazhdim i “Ditës së Hapur në QBO”.
Në fund pjesëmarrësit vizituan ambientet e Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe panë nga afër punën e personelit të saj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com