KODI I PUNES SI ESHTE
Neni 32
Me shqetësim seksual kuptohet çdo shqetësim që dëmton në mënyrë të dukshme gjendjen psikologjike të punëmarrësit për shkak të seksit.
Neni 78
Kohëzgjatja ditore normale e punës është 8 orë në ditë, ndërsa javore është 40 orë
Neni 86
Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës për punën e kryer në ditët e festave zyrtare. Kur dita e festës zyrtare bie të dielën, pushimi shtyhet ditën e hënë.
Neni 87
Puna e kryer ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25 për qind
Neni 90
Kohëzgjatja maksimale e orëve shtesë përcaktohet në kontratën kolektive ose kontratën individuale të punës.
Me autorizimin e Inspektoratit të Punës, kohëzgjatja maksimale e orëve shtesë mund të tejkalohet në rastet e forces madhore ose të punëve urgjente në dobi të popullsisë
Neni 92
Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 3 javë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim.
Neni 94
Paga që merr punëmarrësi për pushimet vjetore është po ajo që do të merrte në rast se nuk do ti kryente ato, duke shtuar një shpërblim të barabartë me pagën, në natyrë.
Neni 98
Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Ky ndalim nuk zbatohet për të miturit jo më pak se 14 vjeç gjatë pushimeve shkollore.
Neni 104
Ndalohet puna për gratë shtatzëna gjatë 42 ditëve pas lindjes
Neni 148
Konsiderohet si pushim kolektiv nga puna, përfundimi i marrëdhënies së punës, me iniciativën e punëdhënësit për një ose më shumë arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësit, kur numri i pushimeve nga puna brenda 90 ditëve është të paktën 20, pavarësisht nga numri i punëmarrësve që punojnë në këtë sipërmarrje.
KODI I PUNES SI DO BEHET
Neni 32
Shqetësim seksual është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike dhe simbolike, me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cënimin e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes që kryhet nga punëdhënësi kundrejt një punëmarrësi , një punëkërkuesi për punë ose midis punëmarrësve".
Neni 78
Kohëzgjatja ditore normale e punës është 8 orë në ditë, ndërsa ajo javore së bashku me orët shtesë është 48 orë
Neni 86
Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e festave zyrtare, kur kjo ditë bie ditë pune. Kur festa zyrtare bie të dielën, pushimi nuk zëvendësohet të ditë tjetër
Neni 87
Puna e kryer ditën e pushimit javor kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25%.
Puna e kryer në ditët e festave zyrtare, kur kjo bie ditë pune, kompensohet me një shtesë mbi page jo më pak se 125 për qind
Neni 90
Punonjësit mund të kryejnë deri në 200 orë shtesë në vit. Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Në raste të veçanta, për një periudhe deri në katër muaj, mund të punohet me shumë se 48 orë në javë por koha mesatare javore e punës për këtë periudhë nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë
Neni 92
Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo me pak se 28 ditë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim
Neni 94
Pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Në këtë rast ai ka të drejtë për një shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve
Neni 98
Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Ky ndalim nuk zbatohet për të miturit jo më pak se 15 vjeç gjatë pushimeve shkollore
Neni 104
Ndalohet puna për gratë shtatzëna gjatë 63 ditëve pas lindjes
Neni 148
Vlerësohet pushim kolektiv nga puna përfundimi i marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi për arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësin, kur numri i pushimeve nga puna, brenda 90 ditëve, është të paktën 10 punëmarrës për ndërmarrjet me deri në 100 punonjës; 15 për ndërmarrjet me mbi 100 deri në 200 punonjës dhe 20 për ndërmarrjet me mbi 200 punonjës
Burrat mund të marrin deri në katër muaj leje, për fëmijët e tyre deri në 6 vjeç
Njihet dhe paguhet njësoj si çdo punë tjetër edhe puna që bëhet nga shtëpia, ose telepuna
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com