TIRANE- Zbardhen ndryshimet e plota që do të bëhen në Kodin e Punës. Ministria e Mirëqenies Sociale ka përgatitur 14 ndryshime të cilat pritet të rregullojnë tregun e punës. Në një prononcim për “Shqiptarja.com”, Erion Manohasa, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit, Marrëdhënieve të Punës dhe Dialogut Social në MMS, ka shpjeguar projektligjin e ri.

Ndryshimi i parë do të jetë për përcaktimin e  rregullave për punësimin e përkohshëm të punëmarrësve të huaj në Shqipëri, të cilat garantojnë respektimin e standardeve të vendosura nga Direktiva 96/71/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit.