Kodi i ri Civil, do fshihen me detyrim
komentet fyese nga mediat online 

Administratorët e mediave online do të kenë detyrimin të fshijnë nga faqja e tyre të gjitha komentet fyese që denigrojnë figurën e individit, sidomos të grave dhe vajzave.

Disa ndryshime në Kodin Civil, të propozuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, synojnë ta bëjnë të detyrueshme për mediat online fshirjen e komenteve denigruese për gratë dhe vajzat në këto faqe.

Dëmet e shkaktuara nga këto publikime do të përbëjnë dëm pasuror në cënimin e nderit, personalitetit ose reputacionit të personit, dhe do i ngarkohen administratorit të portalit.

Projektligji, që po diskutohet sot në komisionin e Ligjeve, përcakton mënyrat dhe masat e nevojshme që duhet të ndërmerren nga administratorët e portaleve online për fshirjen në kohë të komenteve që cënojnë nderin, personalitetin apo reputacionin e një individi.

Propozimi i këtij pr/ligji, që po shqyrtohet sot në komisionin e Ligjeve, synon përcaktimin e përgjegjësisë së portaleve elektronike, përfshirë faqet zyrtare të medias së shkruar ose vizive, për të penguar publikimin e çdo komenti që cënon nderin, personalitetin apo reputacionin e një individi.

Ndërhyrjet në legjislacionin penal propozohen në një moment kur media sociale po merr gjithnjë e më shumë terren dhe çdo artikull shoqërohet nga komente të cilat në pjesën më të madhe janë denigruese dhe fyese, duke tejkaluar normat e etikës. Në mjaft raste, gra dhe vajza, viktima të dhunës janë fyer e cënuar në nderin e tyre me komente, që lëndojnë ato dhe familjarët e tyre. Ky pr/ligj përafron legjislacionin shqiptar me praktikën ligjore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im