TIRANË - Ashtu siç edhe pritej edhe në Komisionin e Sigurisë Kodi Rrugor ka marrë kundërshtitë e deputetëve te majtë. Por ndonëse kanë dalë kundër 10-fishimit të gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, vendimi politik ka prevaluar mbi vullnetin personal të ligjvënësve, duke e votuar me hezitim në parim projektligjin e ardhur nga Ministria e Transporteve dhe Ministria e Brendshme.

10-fishimi i gjobave për deputet është konsideruar si tentativë e qeverisë për të mbushur arkën bosh të shtetit.

Një ditë më parë në komisionin e ligjeve ndryshimet ne kod kane marrë kritika në disa aspekte madje kryetari Xhafa i pakënaqur nga puna e specialistëve kërkoi praninë e ministrave për të kaluar amendamentet në ligjin më të ndryshuar të legjislacionit shqiptar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)